Nga Altin Ketro
Ambicia politike e Lulzim Bashës për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë është legjitime dhe për këtë biem dakord të gjithë. Por që ta synosh atë detyrë duhet të tregosh në çdo kohë dhe situatë se e meriton një detyrë të tillë. Duhet të tregosh se je një aspirant që u përmbahesh disa parime me të cilat nuk bën dot kompromise.
Që një politikan opozitar të krijojë besueshmëri, duhet që me qëndrimet e tij publike, të dalë përtej vetvetes edhe në ato momente kur në fusha të caktuara qeveria arrin një sukses, apo kur personalitete të larta të politikës përfshihen në fushatë elektorale ndonëse janë në detyrë për tjetër punë.
Po i përmend shkurtimisht tri momente për të cilat prisja një qëndrim dinjitoz nga Lulzim Basha, por që në fakt shfaqën një ndër anët e tij më të errëta, hipokrizinë.
E para ka të bëjë me zbulimin ditëve të fundit të një arsenali të frikshëm armësh e municionesh luftarake. Ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm i policisë dhe prokurorisë, duke i dhënë krimit një goditje nga më të mëdhatë pas viteve të errëta që pasuan 1997-ën.
Heshtja që ka pllakosur në selinë e Partisë Demokratike, një parti që nuk lë pa komentuar nëpër konferenca shtypi edhe ngjarjet më ordinere, është po aq e frikshme sa ai arsenal i madh armësh.
Mos vallë kjo heshtje ka të bëjë me gjetjen e armëve në një magazinë e cila i përkiste vëllait të një ish-politikani të Partisë Demokratike, i promovuar dhe i zgjedhur në kohën e kryebashkiakut Lulzim Basha, si kryetar i një njësie bashkiake të rëndësishme të Tiranës?
Të mos nxjerrësh një gjysmë fjalë për këtë rast, duke bërë një distancim të prerë nga ish-funksionari i tij i dikurshëm (po që sërish ishte duke punuar fort në fushatën elektorale aktuale), tregon hipokrizinë e Lulzim Bashës dhe kupolës së asaj partie, se sa të gënjeshtërt e kanë ata luftën me krimin e organizuar.
E dyta ka të bëjë me kapjen nga Policia e Shtetit të një sasi të madhe droge në portin e Durrësit. Ky ishte sërish një sukses i madh i policisë dhe prokurorisë për të cilën nuk dëgjuam asnjë fjalë falënderuese nga Lulzim Basha. Në rast se ai do e besonte me të vërtetë se do bëhej kryeministër, do dilte nga kompleksi i inferioritetit për t’i dhënë meritat që u takojnë këtyre organeve ligj zbatuese.
Heshtja e tij, në këtë rast, ka të bëjë me faktin se lavdërimi i policisë çon ujë në mullirin e qeverisë, domethënë kundërshtarit politik në garën elektorale. E po ky nuk mund e nuk duhet të jetë mentaliteti i një pretendenti për shtetar të ardhshëm. “Jepi Cezarit atë që është e Cezarit”, thotë një shprehje e lashtë, por që në kohët e sotme përkthehet “Jepi policisë meritën që i takon”, gjë që Lulzim Basha nuk e bëri.
E treta ka të bëjë me kalimin me kohë të plotë të presidentit Meta në fushën e betejës elektorale. Atashimi i tij në qytetin bregdetar të Vlorës dhe nisja prej aty e një fushate e që u takon vetëm partive politike, duhet ta bënte pretendentin për kryeministër që të alarmohej dhe t’i kujtonte zotit president, rolin që ai ka sipas Kushtetutës.
Duke qenë se Lulzim Basha ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëshorten e presidentit, e ka jashtëzakonisht të vështirë t’i dalë kundër atij, ndaj ka zgjedhur edhe në këtë rast që të heshtë. Sigurish, Lulzim Basha beson se presidenti Meta është duke i dhënë një dorë “fitores” së tij, por pyetja që lind në këtë rast është: A do pranonte vallë Lulzim Basha, që në rolin e kryeministrit, të sfidohej në fushatë elektorale nga Presidenti i Republikës? Absolutisht që jo!
Lulzim Basha nuk mund ta shohë politikën me një optikë kaq të ngushtë, ku bëhet konformist me presidentin vetëm pse ai është kundërshtar i kryeministrit Rama, ndërkohë që në vitin 2017 i thoshte një mijë e një të zeza. Një person që pretendon se do jetë ai pasues i asaj karrigeje, duhet të dijë ta ndajë shapin nga sheqeri qysh kur është në opozitë, me qëllim që të krijojë besueshmëri se nesër nuk do të jetë po i tillë si kundërshtari që e akuzon.
Teksa afron 25 prilli, elektorati duhet të bëhet më i vëmendshëm ndaj këtyre fakteve, sepse janë detaje shumë thelbësore për të krijuar mendimin: Vallë cilin po votojmë, cilin po sjellim në pushtet? Është koha për reflektim, që vota mos shkojë dëm dhe në drejtimin e gabuar.
Nuk eshte cudi,qe droga te thote qe eshte porositur nga Taulant Balla si ato parate ne Tojota jaris(me absurde dhe qesharake)qe nuk i kerkuan llogari deri ne fund,nga i mori informatat.
Mirepo nuk kemi degjuar as Ramen te pernende keto dy godithe te policise.
Keto ndodhen dje. Sot jane harruar
Bile shumica e njerezve nuk e dine se cfare ka ndodhur.
Prandaj duhet Basha kryeminister. Per te dale ne TV dhe tju beje te njohur njerezve sukseset e policise.
Sidomos suksese si keto.
Rama se ben dot. Kur se ben, se ben. S,je c,a i ben.
Basha e ben.
Shoku Sal-Bashen e dime se kush eshte. E kemi provuar e sterprovuar qe eshte shalqi i bardhe.
Sa ishte ne karrike ja keputi me gjume me perjashtim kur do ti duhej te firmoste ne favor te xhepave te tija.
Basha eshte nje karagjoz qe na ben per te qeshur kur del e mburret si gjeli ne maje te plehur dhe kerkon te behet K.Minister.
Rezultatet e punes se tij kane qene zero, perse do ta besojme sot?
Ky njeri duhet ballcamosur dhe fut ne Muzeun e Sharlataneve me te medhenje te Politikes ?
Qe nji popull ,ala sot ne kte shekull te mashtrohet nga ky Dordolec me Pupla ,
meriton cdo vuajtje e mallkim ne jete .
B O L J A E SALES E FISHKUR
Ju a njohim mirt surratin tuaj prej Prostitute te Medies .
Ju jeni me te rrezikshem se ky Krimbi mbi Karrige !
Diku tjeter ju kishin djeg te gjalle o prostitutat e Botes . Por asnjiher si dihet
ndoshta Zoti vepron edhe kermat si ju
Thuhet ” tre momente “,o injorantet e gazetarise se Tiranes.
Vota te ben dhe zhben -kryeminister….ky per mua eshte jo vetem hipokrit….por karagjoz …si tre germat e para te fjales karagjoz!!!!-kurre vote bashes dhe lsi…kurre….votat per nr12!hallall i kane…
Tre momente kyce, me ngjarje shume te renda te ndodhura koheve me te fundit, pa harruar skandalin e pedhisteve – leshelisteve ne Rinas, duhet me doemos te na bejme te ndalojme e te vendosim se per cilen force politike do hedhim voten. Mos te bijme kurre me ne kurthin e sheqerkave me helm qe hedh opozita lart e poshte.
Te ishin vetem keto tre raste , Luli ishte qe sot kryeminister , po ku ka llogaritar te numiroje rastet e heshtjes te tij .
Me qe jemi ne fushate , do bente mire te reagonte te permendete PRITJET MADHESHTORE “SPONTANE” , qe i behen kandidatkryeministrit , nga ata qe e shoqerojne , apo rasti i Pukes per blerjen e votes , po nejse per kete mire ben qe nuk e permend se ku i dihet , e mer vesh President Kushtetuta , dhe ju pret duart !
Tre momente,o idiota!
Kush ua ka dhënë diplomën o gomerë?!!!!
Thuhet : kur nje lidet politikes opozitare , per disa momente duhet te dalij pertej vet–vetes . Une besojse jo vetem politikani por c’dokush , asnjehere s’duhet te dalij pertej vet-vetes , njeriu nese del nga vet-vetja , del nga morali , ndergjegja , nga e verteta nga e drejta . zhben karakterin dmth eshte nje hipokrit . Fjala eshte per deklarimin e disa puneve te realizuara nga qeveria ; gjat propagantes se liderit te opozites me rastin e zgjedhjeve . Punet qe jane kryer nga qeveria nuk mund ti shbeje askush , ato jane ato qe jane . Kurse sa per perfshirjen e personaliteteve te larta te Shtetit ne fushate , per hesap te vet , nuk mund te fajsosh liderin e opozites , duhet ti referoheni Mazhorances . Pohoni se keni tre momente ku lideri i opozites , sipas tij , na qenka Hipokrit . E para : Policia ka zbuluar dhe ka sekuestruar armet te ndryshme ne dy magazina . Po , pikerisht keshtu eshte , policia ka bere detyren per te cilen paguhet . Thoni se , policia zbuloi nje sasi te madhe drogash , po shume mir , ka justifikuar detyren , per te cilen paguhet . Se treti , thot zoteria : Presidenti Meta ka kaluar me kohe te plot ne fushaten elektorale . Po zoteri i nderuar , por keni ngaterruar adresen se kujt ja drejton kritikat , Presidentin e ka vendosur dhe votuar Kryeministri , jo lideri i opozites .
Keshtu qe per te tre problemet qe trajtoni , s’kan te bejne me liderin e opozites , prandaj Hipokritin dhe hipokrezine kerkoje atje ku eshte , e jo atje ku deshiron ti , te jete . Ku e shikoni konformizmin e Bashes ndaj Presidentit ?! A keni pare apo digjuar qe lideri i opozites te ket folur qoft edhe nje here , per te lavderuar punen dhe veprimtarine e presidentit , apo thurrur lavde kot me kot , ndaj presidentit ;, per hallet e tij , lideri i opozites ?.
Thirrjen e fundit e keni tamam . Sharpi nga sheqeri perfundimisht eshte ndar , prandaj populli te beje kujdes , ta perdorij voten , per veten e tij , jo per politikanet mashtrues dhe shpuren e tyre . Akoma do vazhdojme te ham buken me uthull !?.
Nese ka njeri ne bote te jete trap dhe kot, eshte ky qe shihni ne foto! Ky duket si dirdolec qe tremb sorrat te mos grabisin ndonje koqe grure apo miser! Babai i tij (babai i partise), eshte po aq i poshter dhe i ndyre sa edhe i neveritshem, ndersa ky i ngjan Hurja , hipokritit me te madh te te gjitha koheve! Ky fluturon me oreshe ne bythe (jo me preshin e Tritan Shehut, se Tritani e mban si monument kulture), por presh nga ata te Divjajes! Po a mund te durohet ky kryeminister i Shqiperise? Me kete jo te ikesh, por te vesh nje gure ne qafe e te mbytesh ne lume apo ne det!