Aleati i PD paralajmëron humbjen më 25 prill. Dule: Nuk do që të ketë opozitë në Parlament, ndaj nuk debaton me sfidantin Basha

10 Prill 2021, 22:49Politika TEMA

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule e gjykon pozitivisht ecurinë e angazhimit opozitar në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Dule shprehet se duke u bazuar tek entuziazmi i qytetarëve, 25 prilli do të jetë një ditë vendimtare për Shqipërinë.

“Është një fushatë interesante, e një natyre të ndryshme nga ajo që ne ishim mësuar nga vitet e shkuara. Kontakti është i drejtpërdrejtë.

Komunikimi me qytetarin është i sinqertë dhe nuk mund të shmangë përgjegjësitë për atë që s’ka ndodhur, jemi duke përjetuar momente politike të paprecedenta pozitivisht.

Edhe rezultati do të jetë i tillë. Jemi të surprizuar këndshëm. Jo se nuk e prisnim një motivim të tillë, por është një fakt i prekshëm: ora e ndryshimit të fillojë sa më parë që të jetë e mundur. Kjo është e konstatueshme edhe prej jush”, deklaroi Dule.

Sa i përket variantit të fletës së votimit me numra, sipas tij, ky model do të shkaktojë konfuzion.

“Do të dëshironim të ishim me emra. Në mënyrë sistematike dhe të njëanshme, mazhoranca po synon të kemi një proces të verbër. Nuk e ndihmon procesin për një demokraci përfaqësuese. Për rrjedhojë, e konsiderojmë negative këtë zhvillim.

Të gjithë kemi nevojë për preferencën e zgjedhësve…Kur bëhet fjalë për Ramën, gjithmonë ka shmangur debatin.

Nuk do që të ketë opozitë në Parlament, do të shkojë në zgjedhje pa debatuar me sfidantin e tij Basha.

Kjo është një dëshmi e faktit që PS vjen në këto zgjedhje si një kostum bosh, pa program”, tha aleati i Bashes!

4 komente në “Aleati i PD paralajmëron humbjen më 25 prill. Dule: Nuk do që të ketë opozitë në Parlament, ndaj nuk debaton me sfidantin Basha”

  1. Guxim says:

    Dule jevgu, o vlleh magjyp

    O vlleh argat lekurzi qe erdhe ne Dropull si skllav i bejlereve Shqiptare.

    Cfare kontaktesh dhe lidhjesh ke me popullin ti?

    99% e Shqiptareve ty nuk duan te te shohin me sy dhe te peshtyjne ne fytyre.

    As vllehet e Dropullit nuk te duan ty, lere me Shqiptaret .

  2. Eduart says:

    Do e maresh pergjigjen qe meriton ne 25 te prillit do te ngeleni rrugeve perfundimisht.

  3. Orest Lamaj says:

    E nxori koken gabzeri i Greqise , ptuuuu evgjit muti , plere po kush te qi ty mor pis , ti as 1% nuk kap , ke te drejte te llapesh ?? Po ty morvemje nuk te votojne as minorifaret e Sarandes , votojne PS dhe ty mashtrus jo ….dhe tani na del e tregon peralla ???
    U be dhe Dauli evgjiti te beje shantazh dhe te turbulloje ujrat , po ik mor vemje , mor ndyresire po kush te llogarit ty …..ti je i mbaruar …

  4. Shkodrani says:

    Greku Dule ka fillu me i përdredh bythën Edit qysh tesh. Por Edi me kenë burrë ia plas në gojë… të palarat e Dules.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje