Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

10 Prill 2021, 20:13Politika TEMA

Nga Tonin Uldedaj

Para pak ditësh trajtova për ndjekësit, dhe nëpërmjet dashamirësisë së disa mediave edhe ma gjanë, çështjen që e dëgjoj të ngrihet në fushatë herë pas here se, unë apo të tjerë, i marrim vota të djathtës. Ju që nuk keni patur mundësi ta lexoni e gjeni këtu.

Sot dua të flas për një ‘gardh’ të dytë, që kandidatë si unë dhe parti si Bindja çojnë, duke penguar ‘funksionimin’ normal të gjanave në politikën shqiptare dhe procesin elektoral të radhës: ndihmojmë Edi Ramën.

Së pari du me thanë se nuk marr përsipër me folë për të tjerët. Unë përfaqësoj veten dhe Bindjen Demokratike, dhe jam duke u përpjekë me u ba edhe përfaqësues i Malsisë dhe Shkodrës. Pra, mos ma merrni këtë shënim ‘si të Papës’ që i drejtohet ‘botës dhe qytetit’. Unë e kam vetëm me ‘qytetin dhe qarkun’ sepse të tilla i kam mundësitë dhe dëshirat.

Pasë thanë kët’ du me shtu se asht kret e kollajtë me na hedhë në krahët e ‘botës’, në këtë rast të Edi Ramës, sipas zakonit të keq të gojështhurunave të mahallës ‘ma mbaj këtë kopil sa t’i them q’asaj rospije’.

Edi Rama asht politikani i fundit të cilit ia kam besën. Një burrë të cilit i za besë asht tashma i tërhequn prej politikës aktive, edhe pse figuron në listat e kandidatëve për deputetë dhe mund ta kem ‘koleg’ në Kuvendin e ardhshëm. Mos me ju rrejtë, unë nuk e konsideroj koleg si zonja Grida, por shumë ma shumë, prandaj e kam futë në thonjëza fjalën.

Unë nuk e kam marrë vendimin me i hy kësaj gare as me ba lekë, as me komandu njerëz, sepse i kam këto mundësi aktualisht dhe realisht, falë bizneseve të mia dhe të familjes Uldedaj. As me ba apo me nda pazare. As me u krekosë nëpër Shkodër a Tiranë.

(Krekosjen ma ka ba të mundun im bir Jurgen Uldedaj, kampion bote në boks, i cili më ban krenar si babë dhe si shqiptar).

Unë kam hy në garë se du me me kenë përfaqësues dhe me u përfaqësu. Pra, për vete dhe për të tjerë. Me ngritë zanin tem dhe me kenë zani i të tjerëve. Vjen një moment në jetën e një burri kur ndien nevojën dhe shtysat me kenë më shumë se puna, fitimet dhe jeta e tij e përditshme. Vjen një ditë kur pasi ka punu për veten, vllazninë e të afërmit, sheh se don me hedhë një gur themelit edhe për komunitetin. Duke e ditë se asnjë pasuni e bereqet nuk hidhet pa qindra duar që edhe ndihmojnë në punë, por edhe luten që puna të shkojnë përmbarë.

Kjo ash filozofia e vendimit të Uldedajve që iu futën kësaj gare: jo me ndihmu Edi Ramën apo me pengu Lul Bashën.

Asht pra fyerje dhe paburrni me e konsideru tjetrin në punë të vet si shërbëtor të dikujt, qoftë ky person apo kauzë. Nuk asht e drejtë që nji prej levave të demokracisë, vendimi për pjesëmarrje në proces me e quajtë shërbestari.

Në vitin 1990 e patëm vendosë njëherë, Shkodra edhe me gjakun e katër dëshmorëve të 2 prillit, se politika nuk mundet me i përkitë dy apo tre njerëzve dhe qehajajve të tyne. Unë e di se prej shërbtorëve ma të zellshëm vjen ky etiketim, por jo çdo pamje e vetes në pasqyrë asht reflektim edhe i të tjerëve.

*Lidhur me këtë çështje, më herët Uldedaj ka pasur edhe një reagim tjetër të cilin mund ta lexoni duke klikuar (KËTU)

14 komente në “Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën””

  1. Endri says:

    ESHTE. ESHTJE MENTALITETI PASI NJEREZIA VOTON PËR KRYETARET EDHE KUR ATA JANE LESHKO NGA TRUTE, EDHE KUR JANE TE KORRUPTUAR EDHE KUR JANE TE PASHKOLLUAR MJAFTON QE TE JETE KRYETARI I PARTISE DHE AI ESHTE VETE ZOTI. TIPIKE E RENDIT DHE E MENDESIS KOMUNISTE.
    JO ME KOT MJEREZIA KA 30 VITE QE VOTON PS – PD NE NJE KOHE QE NUK DUHET TI LEJOJ ASNJERES AS TJETRES QEVERISJEN ME DUAR TE LIRA. PO KU?
    LUL BASHA NUK DIN TE LIDHE 2 FJALE QESH PA LIDHJE ESHTE KOKRRA DEMBELIT DHE NUK KA VIZION POR KA ELEKTORAT…
    EDI RAMA I KORRUPTUAR DERI NE GRYKE, E KALOJ PASURIN NE DUART E 4-5 VETAVE KA BERE PUNE SA PËR TË THENE QE KA BERE ME SHUM SE TE TJERËT DHE PRAP KA ELEKTORAT.
    KESHTU DO TE JEMI EDHE 30 VITE TE TJERAPA MERAK.

    1. Kelyshet Komuniste te Saliut says:

      Ti Endri mire e ke, por problemi eshte se ky Uldedaj paska mik dhe i besoka vetem Sali Berishes. Bir Selman in nenes, c’te te qaj me pare!
      Kujtova se ky Uldedaj ishte me gjithe mend id djathte, por nuk mund te jete i djathte dikush qe shkon mbrapa Komunistit Sali.
      Shpresoj ta kete thene vetem si lajthitje pranverore.
      Do te ishte fitore e madhe e demokracise dhe Shqiperise, sikur tere votat e te djathtes t’i merrte Bindja Demokratike, Nisma Thurje, dhe partia e Jozefines. Atehere Edi Rama nuk do kishte mindesi te bente palle e te tallej me barcaleta ne popull. Tani po, tani ka te drejte sepse ka perpara nje gjumash pupac, qe e ngre Saliu zgupthi edhe nga krevati ku fle me gruan.

  2. Llaman says:

    Mire e ke por botoje shkrimin ne nje flete palosje per zonen tende se une personalisht psh (besoj se edhe te tjere e kane kete problem) pak kuptojne nga kjo gjuhe jo normative shqipe

    1. mik says:

      ky dialekt permban shqipen me te paster te te gjitha trojeve shqiptare zoti Llaman, ( qe nga emri duket se kupton vetem turqisht ).
      Ne jeten tande ti duhet me hap ndonje liber me zgjanu dijet per kombin dhe shtetin ku pretendon qe i perket. Shkodra nuk asht n’Kabul qe ti nuk po e kupton te folmen e saj. Dikur ky dialekt ( shkodranishtja ) ka perfaqsu piken me t’nalte te kultures qe Shqipnia ka pase ndonje here ne krahasim me fqinjet. Nga kjo shkodranishte kan dale yjet me te ndritur te letersise shqiptare, deri pa hy komunizmi.
      Ky dialekt i shkodranishtes nuk asht dialekt arkaik, por asht i kohes se sotme. Nqs ti ke mangesi n’ dije dhen’ inteligjence personale, ky asht problemi i jot zoti Llaman.

      1. Llaman says:

        Hap fjalorin e gjuhes shqipe ne se e di qe egziston nje gje e tille. Madje dhe Kosova e quan gje te tejkaluar dialektin e perdorur nga autori i siperm. Ka dhe kurse me pagese per analfabete si puna jote.

        1. bosibisha says:

          me ket gjuhe ka fol gjergj fishta e shum te tjere , kshu ka qen dhe meshari i Gjon Buzukut po ku di gja ti , ti je nga jugu e tvjen inat me e ngju ket dialekt , ti lexo dhe mundohu te kuptosh kontekstin , apo noshta mos e don greqisht ma mir ??

  3. Na e shpifen keta qe deklarohen sherbetorw tw Berishes po armiq te PD. says:

    Ja nje shkodran trap.Thote une e kam nje aga por refuzoj ti bindem qehahait te tij. Pse me etiketoni sherbetor tradhetar .
    Si t’ia shpjwgosh trapit qe po njohe again je sherbetor? Dhe qe po si sherbeve mekembesit te tij je tradhetar?Dhe po u largovw nga agai do behesh sherbetor i tjetrit se do hash mutine tij qe te cash drejt pushtetit(meqe buken e paske siguruar e s vuan per buke).Koka s varet vetem per buke o derdimen.Koka varet e per pushtet e pith o shkodran trapi.

  4. K says:

    Akoma me mentalitetin “ja kam ose s’ja kam besen”. Me kete SHqiperia nuk bahet kurre!

  5. fati says:

    Po mi more Uldedaj, kush e derdhi gjakun e deshmoreve te 2 prillit? A e din ti si asht e verteta? Apo ban sikur s’e kupton? Germo germo se do ta gjesh te verteten e se vertetes se kush i çoi ne vdekje ata djelmosha.

  6. John says:

    “Me gjane”….”si me thane”, po shko ne shkolle, pastaj ktheu ne ato ane.
    Dukesh shume i lexuar.?

  7. Amber iliri says:

    Beeishes qe I beson e te pare ala or taj.
    Une kam vite qe nuk I besoj.

  8. Petrit says:

    Kurrë mos thuaj kurrë……..!
    Gjithçka e kisha mendu e gjithçka e kisha prit ne kete jetë, por qe te bahet edhe Tonin Uldedaj deputet nuk do me kishte shku mendja.
    Ketu nuk mund te heq respektin e madh qe kam per biznesin qe ka familja e tij dhe kjo falë vellezerve te tij.
    Por si ne çdo fushë te jetës edhe politika paska te papriturat e veta.
    Dhe une e besoj qe Zoti Tonin Uldedaj do te jetë deputet ne parlamentin e ardhem sepse malsorët e malsisë se madhe jane njerëz besnikë.
    P.s. Nje pyetje kam. Jam shume kurioz me e ditë kush ja ka shkrujt keto rreshta se Tonini s’ka as shkollë ?????

  9. Shengjin 2 says:

    Perveç se trafikant me rrace e me fis na del se qenke edhe politikan.
    Shko futi ndonje tas groshe se per politike ske lidhje. Dava bq

  10. Velo says:

    Zoti Uldedaj, ata 4 fakirët në Shkodër ishin viktima të babëzisë së Saliut për t’a marrë sa më shpejt pushtetin. Nëse nuk ke kuptuar edhe pas 30 vitesh këtë, atëherë kot që i futesh politikës. Je i verbër dhe si i tillë nuk vlen për politikë, po vazhdo biznesitn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje