Nga Altin Ketro
Në disa nga takimet e tij elektorale, Lulzim Basha ka shprehur dëshirën që kryeministri Rama të përballet me të në një debat publik. Siç duket, konsulentët izraelitë e kanë bindur që po të bëhet një debat i tillë, për ta, Basha del i fituar. Duket se edhe vetë Basha ka fituar një lloj sigurie në vetvete, nisur edhe nga shpërfillja që i ka bërë kësaj kërkese kryeministri Rama.
Në fakt, Rama ka thënë shpesh në formë ironie që fillimisht duhet të deklarohet se cili është kryeopozitari: Basha, Berisha apo Meta? Dy të fundit po luajnë një rol protagonisti në këtë fushatë zgjedhore, pavarësisht se nga ana vizuale Basha del më tepër në televizion.
Gjithsesi, përtej kësaj, një debat televiziv Rama- Basha, nuk e shoh aspak produktiv. Dhe kam disa argumente.
Debatet politike televizive përpara zgjedhjeve më së shumti zhvillohen në shtetet të cilat e zgjedhin presidentin nga populli. Këtij të fundit i jepet mundësia që të shohë platformat politike të secilit kandidat dhe në bazë të tyre të krijojë një ide më të qartë se cilit do t’ia japë votën.
Rasti më klasik është ia i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vetë kandidatët për president kalojnë një tur eliminimi brenda për brenda partive të tyre dhe pasi marrin mandatin nga konventat e partive respektive, përballen me rivalin në tri debate publike në televizion.
Siç na tregoi edhe rasti i zgjedhjeve të nëntorit të vitit të shkuar, debati midis kandidatëve Tramp dhe Biden u konsiderua një turp kombëtar, sepse kush më shumë e kush më pak, secili prej tyre e kaloi cakun e një debati konstruktiv duke kaluar në sulme personale.
Nga ana e saj, Shqipëria nuk ka një traditë të kultivuar të debateve televizive të kundërshtarëve politikë me njëri tjetrin. Edhe ndonjë debat i rrallë, ku më i famshmi është ai Nano- Berisha, nuk u zhvillua në prag të një procesi zgjedhor, ndaj edhe nuk pati asnjë “incident” mes palëve.
Megjithatë, për ata që e dëshirojnë një debat Rama- Basha, u them që kjo ka ndodhur dhe ka qenë pikërisht salla e Kuvendit. Debatet Rama- Basha kanë qenë më se normale sa kohë opozita nuk i kishte djegur mandatet. Bile mazhoranca socialiste ndryshoi edhe Rregulloren e Kuvendit duke i njohur me ligj kryetarit të opozitës, të drejtën që të ketë të njëjtin minutazh sa kryeministri për të folur nga podiumi.
Kur mazhorancën e kishte Partia Demokratike, socialistët e kërkuan me forcë këtë të drejtë, por ishte Sali Berisha që nuk e pranonte. E pra, nëse kryeministri Rama do i bishtnonte debatit me Lulzim Bashën, nuk ia jepte mundësinë që ai të fliste po aq sa zgjat fjala e tij.
Po të ndjekësh gjithë debatet parlamentare Rama- Basha në YouTube, nuk gjen ndonjë gjë të veçantë që të të ketë lënë mbresa nga fjala e Lulzim Bashës. Gjuha e tij e varfër, përmblidhte vetëm tri fjalë: krim, drogë, vjedhje, dhe me to ndërtonte 50 fjali duke i përsëritur vazhdimisht deri sa të mbushej minutazhi prej 1 ore. Në ato seanca parlamentare Lulzim Basha pati fatin e keq sepse rivalizohej keqas nga ish-kryeministri Berisha, i cili e kishte në gjak protagonistin e foltores duke e lënë shpesh në hije kryetarin formal të partisë së tij.
Gjithsesi, një debat televiziv Rama- Basha do të kishte përfitim vetëm për televizionin që do e transmetonte, pasi do i rriste çmimin e reklamave, por publiku nuk do përfitonte asgjë, përkundrazi, do rriste bojkotuesit e zgjedhjeve.
Edhe pa ndodhur ai debat, nuk është e vështirë ta përfytyrosh se si do të shkonte. Basha do kurdisej tek fjalori i tij i varfër: krimi, droga, vjedhja, kurse kryeministri Rama do i kundërpërgjigjej këtyre akuzave me sarkazmat e tij, të cilat, në varësi të shpotisë, do ndikonin në gjendjen emocionale të sfidantit opozitar për të rritur dozën e akuzave.
Praktikisht secili prej të dyve kanë dalë pothuajse çdo javë nëpër debate televizive me gazetarë të ndryshëm, ku nuk ka mbetur pyetje pa u shteruar në to, prandaj përveçse akuzave të ndërsjella, asgjë të re s’do t’i sillte publikut debati i tyre.
Ndoshta Lulzim Bashës do t’i shijonte ky lloj debati, pa e vrarë mendjen se çfarë shije do të linte tek elektorati gri. Atij i pëlqen që baza militante e partisë ta shohë një herë prokuror, pastaj si gjykatës, më tutje si polic që bën arrestime dhe në fund si gardian burgu që ruan të dënuarin në qeli, kurse Rama refuzon që ta marrë këtë rol.
Besoj se kjo është arsyeja që kryeministri Rama nuk do që t’ia japë këtë kënaqësi Lulzim Bashës, sepse detyra që kryen e detyron që të jetë shumë herë më i përmbajtur në debat, që të mos thonë fjalën e fundit në fillim.
Midis dilemës nëse duhet që të ruash një nivel të lartë debati, ku të mbizotërojë logjika e ftohtë dhe forca e arsyes, apo të biesh në nivelin mediokër të diskutimit të kundërshtarit, për t’iu përgjigjur atij me të njëjtën monedhë, gjykoj se gjëja më produktive është që të mos pranosh të jesh pjesë e një farse të tillë të padobishme.
RAMA BURE SHTETI PUNON Populli e Voton
Luli MONA Like Berisha flen dhe vetem LEHIN
Jan mashtrus Genjeshtar
Nuk dihet nga keta kush eshte lider I OPOZITES
RAMA nuk duhet te perballet me keta qe vetem Baltosin
Mirë
RAMA BURE SHTETI PUNON Populli e Voton
Luli MONA Like Berisha flen dhe vetem LEHIN
Jan mashtrus Genjeshtar
Nuk dihet nga keta kush eshte lider I OPOZITES
RAMA nuk duhet te perballet me keta qe vetem Baltosin,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Jo EDI LEGJENDA vazhdo programin me kete te mbaruar perfundimisht me kete mafjoz grabites vrases djall me fytyre kurve mashkull i zgerlaqur spurdhjak….nuk ke cfar diskuton….kush esht shqiptar dhe per te ardhmen voton PS……pjesa tjeter voton SALI kriminelin serb meten mediun monen lulin dhe opoziten rugore tradhetare ? albinin vucicin xhihadin…..
Jo se nuk ka shqipëria traditë për debate politike
por së pari mungon kultura e të shprehurit dhe
kultura e komunikimit.Mjafton ti shikosh emisionet
debative me ca “panelistë të gjithdijshëm” që e mbajnë veten gazetarë elitarë,vetëm të tillë muk janë
kupton nivelin e emisionit debativ.
Unë ka vite që nuk i përcjell më të paktën i ruaj
nervat e mia.
Po ca debati,Luli eshte legen,flet shume pa thene asgje.
Debati elektoral sipas modelit te SHBA-se nuk shkon ne kete rast,
se ne Shqiperi po behen votime per deputete ne Kuvendin e Shqiperise.
Pas fitorse se nje partie, kryeministrin dhe ministrat i zgjedh grupi parlmentar.
Prandaj debati behet midis programeve te partive dhe jo kandidateve per President te Shqiperise.
Ne gjithe boten behen debate publike mes Kryeministrit dhe Kryetarit opozites.
Vetem ne Shqiperine qe do Edi Rama ky debat refuzohet Rames prej 20 vitesh.
Te jene te gjithe politikanet e botes te cmendur e te jete i vetmi i zgjuar i rruzullit ky Rama, kjo do koken rrase te Taulant Balles per tu besuar!
Kjo marrezi e Rames fut shume ne siklet edhe sejmenet e tij mediatike qe i zhgarravitin surratin ne tentative ti gelqerosion marrezine.
Rama nuk e ben debatin publik, sepse nuk do qe Luli te diskretitohet komplet.
Ne se Luli humbet thelle ne debat, ashtu si jane gjasat te ndodhe, ai duhet te iki menjehere pas zgjedhjeve, dhe kryetari i opozites “de facto” behet Meta.
Rama nuk e do kete, sepse do qe ta shkrije fare LSI-ne dhe dyshen Meta-Kokmadhi.
Hshahahaaaa vetem ne Shqiperi nuk bejne debate….sa shume je lodhur o Altin te gjesh te keqiat e debating…….
Jam plotesisht i bindur, qe jashte vullnetit te tij Bashen e kane kandisur qe ti bej thirrje Rames per nje debat politik ne televizion. Ai me ankth po pret pergjigjen e Rames. Pavaresisht se Rama e ka deklaruar, se kerkon debat me liderin e vertet te PD dhe jo me sozin e tij, por Luli ende nuk eshte i sigurte nese kjo eshte pergjigja perfiundimtare e tij. Ai ne dialog me vetveten thote : Inshalla Rama e ka me te vertete dhe nuk e pranon “sfiden” se po e pranoi, ku te mbytem?
Deri dje thoshte se nuk ulej kurre me Edi Ramen per as nje lloj arsyeje. E pse duhet te merret Rama me te? Kur nje pretendent per kryeminister e bazon fushaten e tij ne uljen e kundershtarit dhe jo ne programin e tij, eshte e kote te behet debat.
Nuk mund te justifikohet mungesa e debatit te dy lidereve te Pozites dhe Opozites . Cilido qe i terhiqet debatit , ndjen plogeshti ndjen varferi , ndjen humbjen e veshtiresi ne argumenta , si dhe ne programet e tyre te pregatitura per qeverisjen e radhes . Ne debat , kryesisht retorika do te zhvillohet mbi efektivitetrin qe ka pasur secila pale ne punen e saj qeveria per realizimin e programit per 4 vjet qeverisje dhe Opozita per opozitarizmin , dhe ndihmesen qe ka dhene per mbrojtjen e ekonomise dhe gjithe zhvillimit brenda shtetit . Debati mbi programet e tyre per 4 vjecarin e ardhshem do te jet fatal per ate pale qe nuk mund te justifikoje , premtimet e radhes , mbasi s’ka permbush te parat , por edhe , nje program mbi ide te reja politike socjal dhe ekonomike te hartohet , perseri e rendon mosrealizimi i programeve te me parshme ; pra ka nje humbje totale te besimit ne popull . Sidoqoft , mendojse debati — konstruktiv –duhet te zhvillohet . Nuk eshte ceshtia se ky debat do te nderroje qind per qind menyren tone te te berit politik ; Por mund te saktesoje programin me te mire dhe te realizushem , pamvaresisht se do votohet ne shumice apo jo . Justifikimet e mospranimit jan te pa pranushme , duke u justifikuar me ca banalitete , e hamendesira foshnjarake . Burrat e shtetit duhet te ruajne karizmatiken , dinjitetin , forcen e dijes , virtuozitetin , qendresen dhe krenarine e tyre ; Edhe ne rast humbje , perpjekja , kurajua eshte fitore .
Ja vlen shume fare madje pse te mos behet debat public ne media?votuesit I takon ta vleresoje gjithe kush jep mendimin ne dt 25,por une mendoje se ai qe nuk do te perballet e ndjen humbjen ne debat.
Po ne kemi 30 vjet qe degjojme Çekun e bardhe te PD ne forma te ndryshme si program… nga ato te sude-xhaferrit.
Ka 8 vite qe luli xhiron pllaken e gramafonit me akuza e balte…!.
Çfare te reje do sjelli luli veç lodhjes se vesheve me parimet te tipit qe nuk ka gje qe sbehet…!.
Si mund te krahasosh nje ene plot me nje cilinder (pa fund) qe nuk e mbush dot as deti e oqeani?!.
Perballja televizive behet midis programeve dhe arritjeve pra midis OPOZITAVE dhe jo me perfaqsuesin e nje bande rrugore pushtetplaçkitese qe perfaqson basha!.
Le ti pergjigjet pyetjes se si do ta luftoje basha korrupsionin e ish kompleksit Partizani Basha?.