Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Gjatë një takimi elektoral nga Vora, kryebashkiaku Veliaj, duke iu referuar Bashës, ka thënë se na duhet një lider fortë, jo një qullac apo një çun mami.
“Unë them meqë këta janë shumë të stresuar, se Luli s’vajti dy vjet në bashki dhe këta ikën të gjithë dy vjet nga Parlamenti, t’u japim dhe njëçik pushim, ti japim edhe 4 vjet pushim dhe t’i japim edhe një mandat Edi Ramës që të punojë këto 4 vite, meqë e përballon stresin, meqë nuk ankohet, meqë do të ecë përpara, ka ambicie e ka vizion.
Na duhet një lider i fortë, nuk na duhet një qullac, nuk na duhet një çun mami, nuk na duhet një njeri që duhet ta zgjojnë në mëngjes për të shkuar në punë, nuk na duhet një njeri që e tërheqin prej hunde familja e gruas, nuk na duhet një njeri që del nga shtëpia e vet e s’ka as votën e familjes së vet. Kur nuk ke votën e familjes tënde, kur të tërheq kunati prej hunde”, është shprehur Veliaj.
“E keni parë që nuk del më në evente me Saliun dhe me Monikën, se i kanë thënë këta këshilltarët që t’i gënjejmë njerëzit edhe nja dy javë, që ta harrojnë që ti je ‘kukulla’, manekini i Saliut edhe Ilirit, dhe po e hëngrën le të vijnë ata prapë.
Ndërkohë ne e dimë se kush është mbrapa. Ai s’merr asnjë vendim vetë. I thotë Ilir Meta s’kape, ai shkon tek zyrat e FRD-së, i thotë Saliu skape, i bën thirrje Edi Ramës të ndalojë grevën në Rinas. O shoku zgjohu, nuk është Edi Rama që e bën grevën në Rinas”, është shprehur Veliaj.
foli “flying monkey” im
Shume i sakte je o lali Eri. Keshtu i do mushka drute.