E vërteta e “patronazhit”: Si funksionojnë listat paralele të PS e PD për të identifikuar votuesit e tyre

12 Prill 2021, 13:00Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Media pranë opozitës kanë publikuar me zhurmë ekzistencën e një “database” që e quajnë atë, ku Partia Socialiste ka një listë me qytetarë me të drejtë vote, ku nga aktivistë të saj bëhet një analizë e mundshme e votës, duke parë njohjet dhe shpërndarjet në terren.

Për këtë listë, këto media pranë opozitës thërrasin se është skandal apo marrje e të dhënave personale.

Në fakt, në Shqipëri, prej shumë vitesh ekziston një sistem i tillë ku forcat politike në vend, jo vetëm të mëdhatë regjistrojnë përkrahësit e mundshëm në terren, duke bërë një mbulim të territorit nëpërmjet organizatave, seksioneve, apo grupeve.

Skandal në këtë rast do të ishte përgjimi, influencimi, klientelizmi, apo ndikimi i njerëzve nga forcat politike.

Skandal do të ishte kontrabandimi i zgjedhësve në listat e votuesve për interesa të momentit. Siç ka ndodhur për shembull në vitin 2011 në Tiranë, kur në kryeqytet u sollën vetëm për të fituar Lulzim Basha, zgjedhës nga i gjithë vendi. Skandal do të ishte nëse do të përdoreshin fonde të panjohura për të paguar bileta avionic, për zgjedhës që u kërkohej të votohej për Lulzim Bashën siç ndodhi në 2011-n në Tiranë.

Por le të vijmë tek ajo që mediat e opozitës e cilësojnë si “shkelje e të dhënave personale”.

Materiali i botuar sipas të gjitha gjasave, është një database i vjetër i PS-së së Nanos, pasi aty edhe analistë që sot përkrahin PD-në haptas figurojnë si mbështetës së Partisë Socialiste.

Por ta lëmë këtë: thelbi është se logjika e database-s së partive politike kryesore në votuesit sidomos në Tiranë është praktikë pune.

Mjafton të pyesësh çdo qytetar në Tiranë: ata merren rregullisht nga të ngarkuarit në fushatën e PD-së në lagjen përkatese dhe jo vetëm i thirret me emër, por i përmendet dhe vota e tij historike, duke e ftuar ta vizitojë zyrën elektorale të PD-së. Përveç vullnetarit të zyrës, e marrin edhe nga zyra qendrore çdo ditë për të ashtuquajturin sondazh, që në fakt është më shumë pasi është ndikim.

E për të mos e lënë me kaq, vetë Lulzim Basha vetë ka dërguar mesazhe të personalizuara në numrat e qytetarëve, ku ka bashkëngjitur edhe një qendrim të tijin politik, pa marrë lejen paraprake, siç bën një telefonuese, ku i kërkon telefonuesit a mund ta pyesë.

Kemi të bëjmë me një komunikim invaziv, kemi të bëjmë me një fushatë të drejtuar tek infividë, të cilëve jo vetëm u shkohet në banesë me militant, gjë që ndodh, por edhe u bihet numri personal i telefonit, u shfaqen në rrjetet sociale si sponsorizim etj.

Prej dy ditësh, përkrahës të PD-së po bëjnë ironi me të ashtueuqajturit “patronazhistë” por që nuk kanë thënë asnjë fjalë kur këto “patronazhistë” janë identifikuar si përkrahës së PD-së, si telefonata e famshme, e publikuar në media të një vajze nga zyrat e PD-së me një emigrant, e cila u bë virale në rrjet.

Duket si paksa “borgjeze” të flasësh për parti elektorale në vend, që merren me zgjedhësit vetëm në ditët e fushatave, kur në Shqipëri, gjithçka nis pas ditës së votimit, kur ata që fitojnë mendojnë sesi të bëjnë për vete individët duke u dhënë vende pune, duke i kontaktuar, lidhur me favorizuar për t’i pasur si përkrahës.

 

10 komente në “E vërteta e “patronazhit”: Si funksionojnë listat paralele të PS e PD për të identifikuar votuesit e tyre”

  1. altin says:

    Po numrin personal si e kane keta patronazhistet?

  2. Ethem Lalaj says:

    TEMA: PD vazhdon avazin e vjetër.Na kanë marr më TELEFON,na kanë ardhur më SHPI duke na këruarë që të votojmë L.Bashën,Programin e PD,etj,në FIER.
    Ju Kemi thënë atë që meritojnë që nuk fitojnë dotë se janë vrasës të 21 janarit,Gërdecit,etj.

    1. ben says:

      Rilindas
      Une nuk po e ndaj dot mire, ne jeni te trashe ,apo jeni te pacipe.
      Te ngatrosh telefonaten qe te mer dikush per te bere sondazh apo per te testuar elektroratin.
      Me te dhenat personale shteterore ne zyrat e partise , duhet te jesh ose i trashe ose legen.
      Ajo qe e ben me te rende kete skandal eshte se edhe shefi i SPAK edhe shefi i SHISH ,kishin nga 1 spiun rilindas si te mare ne patronazh.
      Dhe nuk mbaron ketu
      Shefi i SPAK DHE SHISH sipas dokumentave te rilindjes figurojne votues TE SIGURT te rilindjes
      Ec e mbushi memdien shqiptareve tani se reforma ne drejtesi ishte e paanshme.
      Tani ky shefi i SPAK qe eshte vartes i nje rilindasi, te hetoje rilindjen.
      Gallate e papare.

    2. Argita says:

      Nuk jam per PD në, as per parazite te shumtë qe vertiten rreth saj po PS ja nese perpara zgjedhjeve krijon lista me emra e mbiemra pra krijon nje paracotim per mua shkel ligjin e zgjzdhjeve. Votuesit duhet te mbeten anonim, kjo eshte baza themelore e nje sistemi demokratik.

  3. iksi says:

    Si ka mundesi qe po akuzohet P.S ja ku ne fakt jam une deshmitar qe me kan marr ne telefon dy heŕe dhe te dy heret me kan thene qe jemi te partise demokratike dhe nje here me kan ardhe ne shtepi dy gra dhe ja po jua shpjegoj tre rastet . Telefonata e pare . Alo na falni por jam nje zonje e partise demokratike dhe desha te d (i kjo per testim ) , per cilen parti keni preferenca pra cila mendon ti se mund ta drejtoje mire kete popull , qe mund te votoni ju . Une ju pergjigja duke i thene qe ju po veproni gabim se vota eshte e fshehte . Telefonata e dyte . Alo na falni , jam nje gazetare e partise demografike desha te di a jeni simpatizant i kesaj partie per te votuar ne favor te saj . Une ju pergjigja : Ju si gazetare po beni dy shkelje ligjore . E para une e di qe ju gazetaret duhet te jdni te depolitizuara ku informimin mua si publik duhet te ma besh sa me te sakte dhe ju siç i intereson njeres apo tjetres parti dhe shkelja e dyte eshte qe vota eshte e fshehte . Ndersa rasti i ardhjes ne shtepi te dy grave eshte : Jena dy gra antare te L.S.I. se dhe dedhem te kerkojme qe ju te votoni per kete parti . Edhe ketyre u thashe qe nuk me lejohet te deklaroj voten time se eshte e fshehte

  4. Shqiptari says:

    Gjate ketyre diteve te fushates elektorale me eshte dhene rasti te takoj drejtues te partive politike.
    Te paren kam takuar z.Kryemadhi.Ne nje lokal se bashku me bashkeshorten,hyn ne lokal z. Monika,na pershendeti,na la ne dore nje program te LSI dhe na jerkoi te largojme Edi Ramen.
    Krejt rastesisht ne lagje kemi takuar Z.Ivi Kaso i cili bente vizita ne pallatet e lagjes duke kerkuar voten.
    Po me interesante jane thirrjet tekefonike nga PD.
    Me jane telefonuar personalisht dy here ndersa bashkeshorten nje here.
    Heren e pare me pershendeten duke u identifikuar.
    -Pershendetje,zoteri.Nga PD ju flasim.Z.Si jeni?Mund t’u drejtojme disa pyetje?Z.Do votoni kete radhe …
    E njejta gje ndodhi dhe me bashkeshorten te nesermen duke i drejtuar te njejtat pyetje.
    pas disa ditesh mora nje telefonate tjetre por ndryshe.
    Alo! Me zotin X-Y, po flasim?(kete radhe me emer)
    —Nga PD ju flasim.Si jeni?A mund t’u drejtojme disa pyetje?A jeni ju per ndryshimin e madh qe po ndodh?
    Pas pergjigjjes sime bashkebiseduesi vazhdoi:
    -Ju keni bere shume vite pune intelektuale dhe….
    Pra krahas numerit tim telefonik,personi kishte te dhena te plota rreth meje,nr.Cel,punen qe une bej etj,etj
    Shtroj pyetjen:Ku i kane marre keto te dhena personale,te miat dhe te bashjeshortes?
    Adresen dhe punen qe une bej?
    A eshte kjo shkelje e te drejtave te mia?
    Per kete iu drejtova nje juristi qe ka punuar ne kete institucion dhe oer çudi mu dha kjo pergjigjje:
    Ne Shqiperi te dhenat merren kudo:
    Ne bankat e nivelit te dyte
    Ne spital,ambulance,te patentat,te pensioni,te bashkia,asistenca,ne zyren e punes,ne ambasada,ne deget e rendit publik,ne universitet,ne çdo zyre ku shkon.
    Partite politikr kane vite qe disponojne tere te dhenat personale te votuesve sipas adresave te tyre,nr e Celve,adresat ne e mail dhe te dhena te tj. personalrle.
    Kudo qe te ngreshe padi,ajo do rrezohet,pasi ata qe kane narre keto te dhena,me nuk i bejne publike etj etj
    Mesa duket kjo loje politike eshte vetem per njerin krah
    Siç thitr Shekspiri:Shume zhurme per asgje.

  5. Ciao says:

    Keta te PD dhe LSI na kane ardhur me shtepi,jane prezantuar si te till dhe na kane thene se po bejme nje test siç bene edhe bota jashte,duke pyetur se per cilen force politike do votoni.Nuk u kemi dhene pergjigje se me shume nga dyshimi.I kemi kundreshtuar dhuke thewne se voten e kame personale dhe te fhsheht.

    1. ben says:

      Po mire more rilindas.
      Te moren gje nr e tel pa te pyetur???
      Te moren nr e ID pa te pyetur????
      Keto jane shkelje , per burg
      Se kur te vijne perballe dhe te pyesin si njerez dhe refuzon te pergjigjesh eshte edhe njerezore dhe ligjore.
      Kur ti vjwdhin jane per ne burg.

  6. Muli says:

    O Ben I more milionat nga lulushi dhe për sot. Në rast se Votoni për lulëzime bashën, do të thotë sondazh, atëherë skemi çfarë flasim më!

  7. roritota says:

    Kjo është një zhurmë nga ato të PD-së që përpiqet të gjejë gjylpërën në kashtë, kur dihet se e ka hedhur vetë gjylpërën. Kjo shamatë e madhe me gjoja të dhëna personale dihet se s’ka të bëjë fare me atë që PD-ja propogandon. Po ndaj me ju një përvojë timen. Erdha në Shqipëri në fillim të qershorit të 2013-tës me dy shoqe suedeze për 3 ditë në Shqipëri. Atëherë ishte fushata e zgjedhjeve të atij viti, kudo shihje foto të kandidatëve, të të gjitha llojeve dhe partive dhe më duhet të sqaroja suedezet se kush dhe kë përfaqson, ndërsa lëvizëm nga Durrësi në Vlorë, pastaj Berat dhe Tiranë. Interesante ishte se kur arritëm në Berat, (ndodhte që merrja sms se si shkoi rruga, nga familja në Suedi), më vjen një sms nga një numër i panjohur. Shoqet më pyetën: prapë nga Suedia? Jo i them, nuk e njoh këtë numër.
    Kur e hap sms-në më vinte nga Sali Berisha që më ftonte të votoja për të. Kur i tregoj shoqeve suedeze më thonë: Kaq e njohur je ti në Shqipëri? Hahaha…kam qeshur me të madhe, as nuk e prisja të më vinte një kërkesë e tillë se unë s’kisha votuar në Shqipëri që nga 1994 kur votova kundër asaj kushtetute që do bënte Saliun mbret.
    Po si e dinte Sala numrin tim shqiptar? Pra si e shihni, kështu e ka shfrytëzuar PD-ja informacionin për të cilin bën zhurmë sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje