Gratë e PD “ultimatum” Bashës: Do të qepemi në Instagram dhe do të grijmë

12 Prill 2021, 12:31Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra profesioniste të fushave të ndryshme, ku bashkëbiseduan për çështje të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë, thotë PD.

Basha tha se prishja e ekuilibrave të shoqërisë, e ka zanafillën në 8 vite dështim dhe pa asnjë bilanc të një njeriu që politikën e përdor si një art mashtrimi.

Bukuroshja e ekranit shqiptar, Ina Kollçaku, u shpreh se tek Basha shikon respektin që lideri demokrat ka ndaj gruas.

“Ky grupi këtu jam shumë e sigurt, por edhe salla se është goxha, nëse nuk e mban fjalën për të drejtat e grave do të të qepen aq keq në Instagram, do të të grijnë”, tha Kollçaku. Ky koment i saj solli të qeshura mes femrave që ndodheshin të ulura në tavolinë.

Sa i përket politikave që do të ndjek me ardhjen në qeveri, Basha tha së gjëja e parë që do të bëjë, është të ulë taksat dhe t’u kthej shtetin qytetarëve.

1 komente në “Gratë e PD “ultimatum” Bashës: Do të qepemi në Instagram dhe do të grijmë”

  1. Dita says:

    Se kuptoj cfar do te thote t’u kthej shtetin qytetareve!!! Pse Kush e ka se na hapet barkun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje