Lulzim Basha: Ja pse Rama nuk del në debat mua

12 Prill 2021, 10:37Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me gra sipërmarrëse në Elbasan. Kreu i opozitës, tha se qeveria e kryeministrit Rama është sjellë si armike me qytetarët e saj.

Ai i konsideron zgjedhjet e 25 prillit si më vendimtaret pas ndryshimit të sistemit ndërkohë që ka komentuar edhe sjelljen e kryeministrit ndaj tij gjatë fushatës elektorale.

Basha tha se Rama do që të tregojë se zgjedhjet janë duel personal mes të dyve, por sipas kryeopozitarit kjo nuk është e vërtetë.

Basha tha se Rama nuk del në debat pasi nuk ka bërë asgjë gjatë qeverisjes së tij.

“Jeni mbajtur këto 8 vite. Kemi qenë në krahun tuaj këto 8 vite. Mbahuni dhe këto 2 javë, mos u dorëzoni sepse do vija dita më 25 Prill që të përcillni këtë keqqeverisje dhe të ndryshojmë gjithçka, në veçanti të ndryshojmë sjelljen e qeverisë me biznesin e vogël.

Tani ju për 8 vite me radhë jeni heroina që keni përballuar këtë ngarkesë. Në një anë kriza ekonomike, rënia e konsumit. Nga ana tjetër, një qeveri që është sjellë armike me ju. 8 vite me radhë jeni heroina që e keni përballuar këtë situatë.

Dy javë na ndajnë nga momenti i ndryshimit. Prandaj them që është moment vendimtar. Është një nga zgjedhjet më vendimtaret që do bëjnë shqiptarët, ndoshta më vendimtarja pas ndryshimit të sistemit. Prandaj beteja elektorale ka degjeneruar në një kryeministër që vjen vërdallë për ta treguar këtë si një duel me mua.

S’është me mua. Është duel se çfarë ke bërë këto 8 vite. Vetëm kësaj pyetjeje nuk i jep përgjigje. Prandaj nuk vjen në debat se dueli i vërtetë i politikanëve është debati. Në debat të vijë jo për mua, por për t’u thënë qytetarëve çfarë bëri me premtimet këto 8 vite”, tha Basha.

E pranishme në këtë takim ishte edhe kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Elbasanin, Flutura Açka, e cila tha se sot gratë në Shqipëri e kanë më të vështirë se burrat në fushën e sipërmarrjes. Gratë sipërmarrëse ngritën problemet që përballet sot biznesi i tyre, që sipas tyre janë taksat e larta dhe rënia e fuqisë blerëse.

Basha tha se me planin e Partisë Demokratike për biznesin, i cili parashikon që çdo biznes me xhiron nën 140 milionë lekë të vjetra në muaj, nuk do të paguajë asnjë shumë mbi 0.5% të xhiros vjetore në vit, uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe të naftës. Ai gjithashtu tha se një vendim tjetër i qeverisë së ardhshme do të jetë anulimi i procesit të fiskalizimit, ku sipas kreut të opozitës është një proces korruptiv.

6 komente në “Lulzim Basha: Ja pse Rama nuk del në debat mua”

  1. Miku says:

    Rama nuk del në debat me njerëz ordinere që janë kukulla figurative në politikë. Dhe e dyta smund të dilet në debat me një njeri që ka precedent penal në prokurori për vjedhje e vrasje

  2. arrifi says:

    ….. se nuk bie ne nivelin tend.

  3. Zeqir says:

    TI TE BEN ME KOS MORE KRIMINEL.
    TI JE BURATIN I SALI ILIRIT TI SKE TURP
    VETEM PO QE BUDALL E TE DALE ME TY NE DEBAT.

  4. Endri says:

    Dalja ne debat te rrit vetem vlerat ty, keshtu qe ai nuk eshte budalla. E dyta, ne kete menyre te identifikon ty si kundershtarin e tij, kur ne te vertete (dhe sic e ka thene edhe ai vete), SB dhe IM jane drejtuesit reale te opozites. Ti je thjesht kukulla qe nuk e ka problem te thote cdo gje me buzeqeshje, pak rendesi ka se e vertete apo genjeshter. E fundit, kujdes se mos pranon se CV-ja jote flet qarte, jo pune por gjume dhe kudo qe ke qene ka pasur skandale te medha

  5. MUTI qe do te bej kur te behem kryeminister says:

    ore si nuk doli nje ti thoje ne sy ketij Lyrëzimit, se çfarë do të bëjë, po u bë “kryeminister:
    ATË që bëre kur ishe MINISTËR i transporteve, dmth një mut, duke vjedhur rrugën e Kombit, e shpëtuar si legen me Raport mjekësor!!!
    ATË që bëre kur ishe MINISTËR i jashtëm, dmth një mut, duke u kapur në tradhëti nga Gjykata Kushtetuese, si shitës sovraniteti!!!
    ATË që bëre kur ishe MINISTËR i brëndshëm, dmth një mut, si vrasës i 4 protestuesve live me duar në xhepa!!!
    ATË që bëre kur ishe KRYETAR bashkie, dmth një mut, duke fjetur gjumë, si çdo KOLLOVAR, ku ligjin e bëjnë njerëzit e gruas!!!
    ATË që bëre kur ishe KRYETAR partie, dmth një mut, si çdo KOLLOVAR, ku ligjin e bëjnë njerëzit e S.B !!!

    Ndërsa, larg qoftë, si Kryeministër, do bësh një MUT akoma edhe më të madh.

    TEMA, meqenese asnje nga maxhoranca nuk ja kujton ketij trimit thagmat qe ka bere, pse nuk ja kujtoni ju…

  6. Skenderbegasi says:

    Po pyetje nga matematika do kete
    ne debate?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje