Fatmir Mediu: Të mbajmë bashkë familjen, Rama s’mund të bëhet Zot. Ndal aferave korruptive

12 Prill 2021, 09:27Politika TEMA

Fatmir Mediu u ka bërë thirrje qytetarëve të Rrogozhinë që përmes votës të vlerësojnë demokracinë duke ruajtur dinjitetin dhe vlerat kombëtare.

Mediu, kandidat i koalicionit “PD-Aleanca për ndryshim” theksoi se përmes votës do i japin fund korrupsionit dhe të mos lejojnë më që Edi Rama të shkatërrojë dhe shpopullojë më vendin, por të zgjedhin një kryeministër dinjitoz dhe vizionar.

“Aferat korruptive të kryeministrit Rama, interesat personale dhe mbështetja e krimit kanë lënë pas dore çdo shqiptar dhe po fundosin çdo ditë e më shumë ekonominë dhe jetën e secilit. Kjo shprehet qartazi me tendencën në rritje të shqiptarëve për të braktisur vendin dhe planin shpopullues te Edi Rames.

Ai u shpreh se shqiptarët meritojnë shumë më shumë se kaq, një kryeministër dinjitoz, vizionar që punon për interesat kombëtare dhe jo atë personale, që nxit ekonominë, punësimin, që respekton vlerat morale dhe njerëzore që kanë shqiptarët.

Si përfaqësues i një partie që bazë kryesore ka familjen, ai shtoi se duhet luftuar pikërisht për të mbajtur bashkë dhe të fortë familjen shqiptare e cila sot po kërcënohet nga kjo qeveri.

Duke i thënë të gjitha këto unë mendoj që gjithësecili, i majtë apo i djathtë, e ka të lehtë që të bëjë vlerësimin se cfarë nuk shkon në këtë vend.

Jetën, lirinë, mundësinë për të ndërtuar mirëqënien tonë familjare, ekonominë tonë kombëtare, na i ka falur Zoti.

Ne nuk mund të pranojmë që Edi Rama të bëhet Zot mbi jetët tona dhe të shkatërrojë këto mundësi të jashtëzakonshme që ne i kemi fituar”, tha Mediu

4 komente në “Fatmir Mediu: Të mbajmë bashkë familjen, Rama s’mund të bëhet Zot. Ndal aferave korruptive”

  1. Byrek byrek, o usta Murat, Meta te vjedh e Sala te vret, o usta Murat... says:

    Sa me shume therrasin aq me afer eshte fundi i funderrimave. Tashi qe po ndjejne se drejtesia po afron, ndjejne dhe peshen e zulumeve qe kan bere ne kurriz te popullit. Sikur krimet e tyre do ishin vetem ekonomik….. por keta kane dhe duart e lara me gjak shqiptari. Tashme as te qenit deputet nuk u vlen, se SPAKu hyn edhe ne parlament. Duhet te fitojne, ne menyre qe ti vene shqelmin cdo gjeje. Qe nda drejtesia e deri te ekonomia. E mos duket cudi qe dhe zullumet e reja qe kane nder mend po nuk i thone, te paguhen me gjak shqiptaresh…
    Ne burg ju pafsha.

  2. Zeno says:

    Duket fare qarte se partia vetem me kryetarin ka ne qender te vemendjes familjen, prandaj i hodhe ne ere dhe bere shkrumb e hi 26 familje ne Gerdec, tani po e kuptoj qe e paske ne programin e partise! Po kush ju voton juve kryekrimineleve dhe kryehajduteve dhe kryevrasesve! Vetem ata qe shesin votat per 2000 leke dhe ca maloke te Sali Mortjes! Poshte raca juaj!

  3. Bashkim says:

    COPA E DOBICI DUHET TE ISHTE NE BURG.

  4. Ilir says:

    Mediu qe thote :Ndal aferave korruptive! ?????Mere dhe delijorgjin me zenin o fate, se behesh akoma me i besueshem?????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje