Rama: Sot 18 minuta koha mesatare e reagimit të policisë pas marrjes së një njoftimi, në 2013 ishte 40 min

12 Prill 2021, 08:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 13 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me afatin kohor mesatar të reagimit të policisë pas marrjes së një njoftimit.

Më pas ai ka faktuar se sot është 18 minuta koha e reagimit të shërbimeve policore, nga 40 minuta që ishte në 2013.

Ai shtoi se shpejtësia e reagimit do të ritet edhe mëtej në vitet që vijnë.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.

 

1 komente në “Rama: Sot 18 minuta koha mesatare e reagimit të policisë pas marrjes së një njoftimi, në 2013 ishte 40 min”

  1. Albi says:

    hahahahahahaha. Normal. Kur i merr Kryeministri ndoshta se per ne popullin e thjeshte aha. Plus qe edhe kur vijne bejne sikur zgjidhin ndonje gje edhe ikin me bisht nder shale. Polici e korruptuar totalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje