Basha takim me pensionistët në Librazhd: Nuk ju premtoj mrekulli, ju siguroj se do t'i rris pensionet me 9 mijë lekë të vjetra

11 Prill 2021, 19:31Politika TEMA

Lulzim Basha në vizitën e tij në qytetin e Librazhdit ka zhvilluar një takim me pensionistët, ku kanë bashkëbiseduar rreth problemeve që i shqetësojnë.

Partia Demokratike thotë në lajmet e gatshme që shpërndan, se të moshuarit i thanë Bashës se pensionet janë shumë të ulëta dhe se nuk u dalin as për të blerë ilaçet. Problem tjetër që ngritën ishte dhe gjendja e spitaleve si dhe mos rimbursimin i ilaçeve, thotë zyra e shtypit të Bashës.

“Jam 80 vjeç, ky është viti i 80 që shkoj me një pension 18 mijë lekë të reja. Marr 72 mijë lekë ilaçe për vete dhe për familjen. Çmimet kanë shkuar në qiell” – u shpreh një nga pensionistët.

Mirëpo, PD citon Lulzim Bashën që në premtimin e tij është sa qesharak, po aq edhe pa sens.

“Kryedemokrati u zotua se qeveria e tij e ardhme do të rrisë pensionet sa norma e inflacionit dhe jo më pak se 5%” – thotë PD.

Pra të moshuarit që merr 180 mijë lekë, pritet që Basha t’ia rrisë pensionin me 5%, e thënë ndryshe me… 9 mijë lekë të vjetra!

1 komente në “Basha takim me pensionistët në Librazhd: Nuk ju premtoj mrekulli, ju siguroj se do t’i rris pensionet me 9 mijë lekë të vjetra”

  1. edmond says:

    Arithmetika e Lulit:
    900 lekê/muaj X 800 000 pensioniste = 720 000 000 lekë : 124 = 5,8 milion€ X 12 muaj = 70 milion €! KU DO TI GJEJÊ LULI????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje