Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasani, Taulant Balla ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se përveç faktit që fushata e tij po kthehet në një burim infeksioni për njerëzit, ai sot ka bllokuar për më shumë se një tunelin e Elbasanit duke krijuar një trafik të konsiderueshëm.
Pritjen e Bashës me makina dhe pa asnjë respektim masave të COVID, Balla e cilësoi qesharake dhe të pakuptimtë se për çfarë i duhen Lulzim Bashës të gjitha ato makina që ta shoqërojnë nga Tirana në Elbasan.
Balla tha se Luli duhet të kuptojë që sado të mbledhi njerëz e makina rreth vetes, më 25 prill të gjithë qarqet votojnë të ndarë.
Ajo që dua të them është se njerëzit kanë më shumë nevojë për mesazhe pozitive. Është qesharake ajo që organizon PD ku për më shumë se një orë kanë bllokuara tunelin e Elbasanit duke shoqëruar Lulin.
Luli të ndihet i qetë se populli i Elbasanit nuk ka asnjë problem dhe është e pakuptimtë që të marrë kaq shumë makina nga Tiranë në Elbasan pasi në fund më 25 prill të gjithë qarqet votojnë të ndarë”, tha Balla.
Paraditen e sotme demokratët u grumbulluan sërish në hyrje të tunelit të Elbasanit me makina, pa maska, pa distancë dhe me flamujt të PD në duar për të pritur Lulzim Bashen.
Faji i madh qendron tek mungesa e institucioneve. Policia e shtetit nuk duhet ti lejoje kujdo partie ti perkasin. Duhet te marre masa strikte dhe ti ndaloje e ti ktheje makinat dhe grumbullimet e pakontrolluara. Ju vete i lejoni te kete liri veprimi te pakontrolluar dhe mos u ankoni. Basha po hedh ne ere te gjithe perpjekjet gjikande te vaksinimit. Ptandaj ne çdo vend institucinet e shtetit veprojne
Lulushi eshte idiot noterik , si thote dhe Shvejku. Ai nuk ka tru dhe nuk arrin te kuptoj se merr mbeshtetjen e 20 veteve ,
po fiton merine dhe urrejtjen e 200 te tjereve , te cilet per hall apo per qejf jane te detyruar te presin banden e Lulit sa te lirojne
tunelin e bllokuar nga mitingashet .
Turma barbaresh pa koke e pa maska por me kembe derdhen
rrugeve si tifoza pa stadium.
Ti lem tu dali droga elektorale, dhe
se per 15 dite shkojne ne fis.
Ciruni dhe vajtoni partine qe u polli o primitiv rural.