Fatmir Mediu, apel nga Fieri: Rama i inkriminuar dhe i korruptuar, u tall me ne! T'i japim fund

11 Prill 2021, 14:51Politika TEMA

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u bëri thirrje fierakëve të votojnë për koalicionin opozitar në 25 prill.

Gjatë një takimi elektoral që pati në Levan, Mediu akuzoi kryeministrin Edi Rama se tetë vitet e qeverisjes i ka shfrytëzuar vetëm për të tallur shqiptarët.

“Në zgjedhjet e 25 prillit, më shumë se partitë politike, të shikoni interesat tuaja. Vetëm, sëbashku mund t’i japim fund një qeverisjeje të korruptuar, e cila ka zënë rrugën tonë për të ardhmen e fëmijëve tanë, familjeve tona, të Levanit, të Fierit dhe mbarë Shqipërisë.

Ne nuk mund të lëmë as jetën, as lirinë tonë, as të ardhmen tonë peng të një regjimi të korruptuar, të drejtuar nga Edi Rama, të një njeriu që për 8 vjet vetëm u tall me shqiptarët, të një njeriu që për 8 vjet mashtroi shqiptarët, të njeriut që për 8 vjet inkriminoi Shqipërinë dhe e ktheu në qendrën e trafikut të drogës, dhe po ky njeri mbas 8 vjetësh kërkon një mandat të tretë, se ma ka ndërprerë mandatin tërmeti, thotë pastaj ma ka ndërprerë pandemia thotë.

Pandemi më të rëndë se regjimi i korruptuar dhe i inkriminuar i Edi Ramës, Shqipëria as ka parë dhe as nuk do të shohë ndonjëherë.

Prandaj është shumë e rëndësishme që në 25 prill t’i japim fund kësaj pandemie të krimit dhe shkatërrimit ekonomik.”, deklaroi Mediu!

Sipas kryerepublikanit, Alenaca për Ndryshim mund të garantojë dinjitetin dhe të ardhmen e qytetarëve.

6 komente në “Fatmir Mediu, apel nga Fieri: Rama i inkriminuar dhe i korruptuar, u tall me ne! T’i japim fund”

  1. loni says:

    ashtu eshte te qifsha camen o medi,te heqim edin,dhe te vini ju perseri,qe te na vrisni,te na vidhni te na korruptoni te na poshteroni etj,te pakten ky kallami i gjate mund ti ket te gjitha keto vese qe keni edhe ju plerat e pd,por kriminel nuk eshte,per karrike nuk te vret,kurse ju ose ti medi pergjigju per gerdecin,kur gjykata te ncjerri te pafajshem,atehere fol per korrupsjon,kishte korrupsjon ne gerdec mor plere,fol dhe na i mbush menjen qe nuk kishte,po luli i vogel vodhi tek rruga e kombit,po ne bashki vodhi lek,se votat po e po i vodhi,mos te flasim per pergjegjesin qe kishte per 4 te vraret ne 21janar 2011,sa per qenin plak sali serbin nuk po flas se me duhen shum vite te shkruaj per krimet e tij,po per ilir metenashtu i korruptuar me bllok ne dore,floririn e shqiperise e vodhi,or cam or plere medi,me mire kete drogaxhiun sesa ju kriminelet e shqiperise,nga e keqa do votoj edi ramen,nuk kam alternativ tjeter kur ju shikoj perseri juve shkaterruesit e shqiperise qe me kerkoni voten,un do tju denoj aq sa mundem,te tjeret votues duhet qe mos ti harrojne krimet qe ju i keni bere ketij vendi,mos flasim per piramidat grushtin e shtetit 1998,luften e 1997 etj,jeni te denuar oj pd plere,posht malokeria kurve.

  2. pjeter says:

    Si te mos komentosh,edhe se per dike eshte si me brryla, kur dikush ,nga thellesia e gropes septike i thote Rames je i korruptuar,i inkriminuar?

  3. gita says:

    Ke shume te drejte o Medi po edhe ti edhe Luli keni llogari te hapura me drejtesine dhe pasi te dilni te “lare” do t’iu votojme me te dyja duart .Ketwe rradhe do e japim voten per Ramen .Po si nuk keni turp qe kerkoni pushtet ju qe e keni vjedhur,djegur, shkaterruar dhe vrare kete vend ,nuk e di po te isha une nuk do te dilja me ne faqen e dheut dhe jo te kerkoja vota. Pefundimisht jeni kriminele dhe te pa cipe …..

  4. e dredh bukur gjuhen qerrataj , si kurvat e Bordellos se Lalzit .
    por pabereqet
    duken bateri te perdorura

  5. Skenderbegasi says:

    Fatia I shperthimit atomik te Gerdecit, ky pjelll e se keqes, qe
    akoma perhap eren barutit te vdekjes te 26 viktimave, dhe me
    paturpesin e nje killeri, kerkon
    voten larg vendit te krimit.
    Haroj engjellin Durdaj qe nena
    e tij e mbrekullueshme, njomi
    gjithe gjykatat shqiptare me lotet
    e dhimbjes shpirterore te birit te
    saj, dhe akoma s’po gjene drejtesi
    Kjo fare e keqe kodoshash te politikes shqiptare, akoma mbijetojne ne skenen vrastare shqiptare pa asnje rregull pendimi,
    dhe nje pjese turme pa koke por
    kembe ndjeke fushatave elektorale.
    Fate po vjen era e drejtesise edhe per engjellin Durda.

  6. Shkodra Loce says:

    Foli krimineli i Gërdecit..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje