Kryeministri Edi Rama ka bërë një bashkëbisedim me të rinjtë në Tiranë dhe u ka bërë apel që të mos largohen nga vendi.
Rama u shpreh se shumë prej tyre nisen jashtë pasi shohin bashkëmoshatarët me “Benz”, por më pas përfundojnë në shtëpi bari dhe trajtohen si skllevër.
Sipas tij, të rinjtë që zgjedhin të ikin nga vendi, duhet të jenë “të armatosur” me një profesion të mirë, ose zanat.
“Sot shumë të rinë shikojnë në Instagram bashkëmoshatar me Benz, avion privat e vila dhe e duan atë që shohin menjëherë edhe nisen, ikin, është shumë e dhimbshme, kur një i ri largohet dhe ndërkohë nuk e ka as zanatin për të përballuar jetën atje, as përgatitjen për t’u përballur me çfarë e pret atje dhe bien pre e atyre që i marrin të rinjtë e i fusin në shtëpitë e barit në Holandë, i trajtojnë si skllevër.
Unë nuk dua që të rinjtë të mos ikin, por të zgjedhin dhe nëse vendosin të ikin, të jenë të armatosur me një zanat dhe atje të jenë shqiptarët që dinë të ofrojnë një shërbim dhe jo ata që bien pre e lloj-lloj duarve të zeza dhe i nxihet jeta, por për të bërë këtë duhet shumë kohë dhe shumë punë”, u shpreh Rama.
Per ne qe jemi ne boten e huaj prej nje kohe perpara demokracise vendi i lindjes eshte si nje strehe biologjike e identitetit . Ne cdo kerkim qe mund te bej njeriu drejt lumturise eshte jo deshira, lakmia apo kryelartesia qe cgenjen por jeta ne vendin ku ke lindur. Ne boten e jashtme mund ti krijosh te gjitha sic i kemi krijuar , por ne fakt nuk kemi asgje qe lidhet me kenaqesine .Ne Shqiperi mund te gjesh te gjitha mungesat qe ike ketu ne boten e jashme por me nje jete te denje mund te fitosh respektin e popullit tend . Ketu ajo gje nuk arrihet edhe sikur te kesh tre jete. Njerezite ne perendim kane degraduar nga liria e tepert e cila eshte shkaktare kryesore e arrogances e identitetit superior dhe e nacionalizmit te semure te njeriut te formuar nga politika e cdo shteti si edhe nga feja. Jeta eshte nje gje e ngjashme me kohen nje iluzion me e mire per ta ndjere kete iluzion ne vendin tend se sa ne nje bote te budallejve te cilet mendojne se paraja aventurat makinat e luksit apo shetitjet neper bote te japin kenaqesi kenaqesia me e madhe eshte paqja ne vetvete dhe mendoj se ajo realizohet vetem atje ku ke lindur ne qofte se gjen ne vetvete se dashuria me e madhe buron nga e njejta gjuhe e mundshme sakrifice e cila eshte jeta.