Fotoreporteri i AFP-së denoncon Bashën për vjedhje: Çfarë ka PD në programin e saj për të drejtën e autorit?

11 Prill 2021, 14:43Politika TEMA

Armand Babani, fotoreporteri i njohur shqiptar, i cili punon për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka denoncuar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike për vjedhje.

Sipas fotoreporterit, Partia Demokratike ka vjedhur një foto të tij duke shkelur ligjin për të drejtën e autorit.

Babani ka ironizuar Bashën dhe programin e së djathtës.

Sot është parë në dyert e qytetarëve kjo thirrje figurative….duke përdorur një foto që me siguri ka një autor…  Vetvetiu më lind dëshira të di se çfarë ka PD në programin e saj për të drejtën e autorit….?”, shkruan Babani.

2 komente në “Fotoreporteri i AFP-së denoncon Bashën për vjedhje: Çfarë ka PD në programin e saj për të drejtën e autorit?”

  1. Ilirjan says:

    Cfare ka ne program…? Rrumpalle ka, seicili sipas qejfit. Ky ka qene dhe eshte programi. Jane shume koherent te PD.

  2. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Keta nuk po qijne per njerezit, po I mbledhin ne mase po I cojne drejt vdekjes, kurse ti po kerkon qiqera ne hell!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje