Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit edhe si Noizy, i është bashkuar fushatës së Partisë Socialiste. Këngëtari i mirënjohur dhe mjaft i dashur për pubikun është shfaqur përkrah kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili drejton të gjithë fushatën e PS së qarkut të Tiranës në një prej takimeve elektorale të zhvilluara në Kavajë. Reperi i famshëm ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të ndalojë, as të kthehet mbrapsht, por duhet të vazhdojë përpara në rrugën e shtruar në këto 8 vite nga socialistët, teksa nuk e ka fshehur mbështetjen edhe personale ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
“Është koha që të ecim përpara! Nuk kemi mundësinë ne si shqiptarë të kthehemi mbrapa. Ne jemi një shtet që po ndërtohemi përditë dhe rinia është një nga gjërat më kryesore që duhet të mbështesim. Siç e tha edhe Lali Eri që duhet të punojmë fort, duhet të kemi vetëm pozitivitet në jetën tonë. Unë kam pasur mbështetje jo vetëm nga ana politike, por edhe si shok dhe prandaj kam ardhur sot këtu ta suportoj. T’i them që, ato që keni bërë për Shqipërinë këto 8 vjet kanë qenë me të vërtetë për t’u admiruar, diçka që Shqipëria ka pasur nevojë faktikisht. Uroj që ta fitoni, sepse siç e thashë, mbrapa nuk mund të shkojmë. Është koha për të ecur vetëm më përpara dhe këtë mund ta bëni mirë vetëm ju. Paçi fat dhe ju faleminderit të gjithëve që e suportoni mikun tim, shokun tim Erionin,” u shpreh ylli i repit Rigels Rajku.
Kryebashkiaku Veliaj, duke vlerësuar për mbshtetjen edhe publike që po i jep Partisë Socialiste u shpreh se Noizy është produkt i artistëve që ia kanë dalë vetë në jetë.
“Është produkt i atij që ia del vetë, i atij që shkon në emigracion, i atij që punon fort, i atij që frymëzon njerëz, i atij që nuk dorëzohet kurrë,” tha Veliaj duke e ciësuar një shembull frymëzimi për të gjithë ata që besojnë se në Shqipëri po të punosh cdo ditë dhe të mos dorëzohesh, mund t’ia dalësh dhe të kesh një histori suksesi.
Moooosssss ….!!!!!!
Tani do dali Stresssssiiiiii per PD
Noizi dhe PS?…..ja pse duhet te jemi krenare…..per arritjet e Partise.
… se per pak harrova…Molla nuk bie larg nga pema….LOL
Po pse ka dal Stresi nga ferrat se ishte fshehur si miu i haleve,apo i ka dhene zemer Like Floriri me bllokimin e Aeroportit te Rinasit por Rama e diskretitoj dhe tani Likja ka vajtur ushtar ne Vlore.Malsori Boston
Nuk j kam iden se cfar kengetari eshte ,
por ktu tregon Karakter shqiptari te vertete ,qe di te vleresoj dhe doje te miren vendit te tij .
Partia e Shqiptareve PS¹²
E bardha a jeshile o Noizy? Nën ç’efekt ishe kur mburre PS dhe Lali Erin? A mund të bësh testin e drogës ti, dhe rezultatin bëje publik ta dimë a je i droguar apo jo?
Ti molla e dijes e paske kujtesen e shkurtë dhe fanatike. As unë nuk e njof këtë këngëtar, por qenrimi dhe reagimi që ky artist ka mbajtur përgjatë rromujave mbas vrasjes së Klodian Rashës, duket se është një person me taban, jo partizan përçarës dhe duket që ka shumë burrni dhe duhet të jetë djali i një familje shumë të ndershme dhe patriote, gjë e cila duket në sjelljen dhe mënyrën se si flet. Ky artist është dhe duhet të jetë shembull për të rinjt. Zoti dhe e drejta të ndihmoftë ARTIST.