Vaksinat kineze, si u detyrua drejtori i CDC të përgënjeshtrojë mediat dhe Saliun e Tritanin e Shqipërisë

11 Prill 2021, 20:57Politika TEMA

Eshtë një treshe doktorësh në Shqipëri, që gëzojnë përgjithësisht për çdo lajm që lidhet me vdekjen. Qarkullimi në rrjet i një lajmi të pavërtetë sot, ka bërë njërin prej tyre, Tritanin, që të kërcejë nga gëzimi dhe të vrapojë të shkruajë në Facebook, se drejtori i CDC kineze, na paska përgënjeshtruar “Edi Ramën dhe ekspertët e tij”.

Kish ndodhur pak a shumë kjo gjë: Disa media dhe rrjete sociale kishin cituar gabim Drejtori i Qendrës Kineze të Kontrollit të Sëmundjeve. Sipas këtyre mediave, ai paskësh deklaruar se “vaksinat kineze kanë efikasitet të ulët”.

Kaq ka mjaftuar që Tritani të kërcejë nga divani, të cilin e ka bërë gropë që nga fillimi i pandemisë, duke komentuar dhe sulmuar kolegët, dhe të bëjë një shënim të gjatë, sipas të cilit, kinezët tashmë kanë përgënjeshtruar vetë Edi Ramën dhe ekspertët e tij, dhe se vaksinat që po kryhen në Shqipëri nuk janë efikase.

Gëzimi i Doktor Vdekjes Nr. 3 ka zgjatur shumë pak, sepse vetë drejtori i CDC kineze ka përgënjeshtruar gjithçka, duke thënë se e kanë interpretuar gabim në mediat perëndimore.

Drejtori i Qendrës Kineze të Kontrollit të Sëmundjeve (Kinë CDC) hodhi poshtë të dielën pretendimet nga disa media dhe përdoruesit e platformave të mediave sociale, jashtë shtetit se drejtori “pranoi” që vaksinat kineze COVID-19 kanë një shkallë të ulët të mbrojtjes, duke thënë se “ishte një keqkuptim i plotë”. Gao u bëri thirrje njerëzve që të marrin vaksinën, pasi përfitimet e vaksinimit tejkalojnë rreziqet. “Vaksinat duhet të përdoren në mënyrë të drejtë dhe bota duhet të ndajë vaksina. Nëse bota nuk ndan vaksina, virusi do të ndajë botën,” tha ai.

Një mesazh i prerë edhe për doktorët e vdekjes në Shqipëri, të cilët që nga fillimi i pandemisë janë përpjekur vetëm të ndajnë më dysh shqiptarët me teoritë e tyre vdekjendjellëse.

 

3 komente në “Vaksinat kineze, si u detyrua drejtori i CDC të përgënjeshtrojë mediat dhe Saliun e Tritanin e Shqipërisë”

  1. Muhamer says:

    Ju lutem të gjithë komentuesve të respektojnë Dr. Tritanit. Nga një burim shumë I sigurt, sapo mësova që vaksina perfekte është ajo që prodhohet nga preshtë e mëdhenj të Lushnjës.

  2. Emigranti says:

    Ju lutem të gjithë komentuesve të respektojnë Dr. Tritanit. Nga një burim shumë I sigurt, sapo mësova që vaksina perfekte është ajo që prodhohet nga preshtë e mëdhenj të Lushnjës.

  3. Dritan Shkaba says:

    O TRITAN O TRITAN PRESHI
    NA KE SHKUE KREJT PER LESHI
    BASHKE ME TY SALEH
    PALLAVESHI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje