Nga Ylli Pata
Janë gjashtë parti historike në vend që sot janë pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike, që thuajse nuk po ndjehet fare as pasha, e as logjika e tyre politike në fushatën elektorale.
Ndonëse kemi hyrë në javën e tretë të fushatës zgjedhore, ka një “ikje” totale të këtyre pesë partive nga identiteti dhe argument i tyre politik, duke u përfshirë në një diskurs të vetëm politik, siç edhe Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, madje edhe Ilir Meta e Sali berisha.
Bëhet fjalë për Partinë Republikane të Fatmir Mediut, Partinë Agrare të Agron Dukës, Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të Shpëtim Idrizit, Partinë për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehut dhe Partinë Demokristiane të Nard Ndokës.
Në të shkuarën, këto parti, kanë pasur beteja e kauza politike, por edhe zona që krijuan “pellgjet” e tyre elektorale, në të cilët mbështeteshin, ku arrinin të fitonin njësi vendore, komuna, apo edhe këshilltarë, që ishin baza e tyre politike për të ecur më tej.
Por atashimi në kauzën e Lulzim Bashës që prej vitit 2017, kur kreu i PD-së u ngujua në çadrën përballë kryeministrisë, në mënyrë që të bllokonte zgjedhjet, këto forca kanë ardhur avash avash duke u humbur sin ë formë, ashtu edhe në përmbajtje.
Partia Republikane e të ndjerit Sabri Godo, përveçse një e djathtë më e qetë e më e “butë” sesa e PD-së, u profilizua për çështjen e pronës. Edhe pse ligjin 7501 që e ka pasur si një kauzë për ta rrëzuar nuk e bëri dot, gjithsesi, me anë të grupeve të shoqatave të pronarëve, republikanët flisnin e diskutonin shpesh për këtë temë, duke e mbajtur të karikuar. Në vitin 2003, u ngrit nga Parlamenti shqiptar një Komision pluralist me përfaqësues të të gjitha forcave politike, si një strukturë e pavarur për të bërë ndarjen e pronave. Komisioni drejtohej nga një socialist teknokrat si Sokrat Sinaj, porn ë të merrnin pjesë Njazi Kosovrasti, Agim Toro etj.
Ai komision nisi të ndërmarrë konkretizimin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Por kur PD erdhi në pushtet, e shkriu komisionin dhe e ktheu në agjenci në varësi të kryeministrit. Agjenci mbi të cilën rëndojnë akuza të rënda të abuzimit me pronat dhe që është drejtuar nga njerëz shumë të afërt të familjarëve të kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha.
Asnjë fjalë nuk tha Fatmir Mediu dhe Partia Republikane, për të gjithë këtë operacion, që e ktheu çështjen e pronave nga një gangrenë, në një skandal edhe më të madh. Madje edhe sot Fatmir Mediu nuk e përmend fare çështjen e pronave në fushatën zgjedhore. PR-ja nuk dihet kë ka kauzë e kë ka elektorat.
Partia Agrare e Lufter Xhuvelit, nuk ka qenë kurrë një parti elektorale e mirëfilltë, por duke qenë një logjikë police e kauzës rurale dhe ambjentaliste, me anë emrash me lidhje në territory, krijoi një histori politike, që merrte vota, pasi krijoi një traditë të gjatë të shtrimit të çështjeve që i dukeshin familjare: fermerëve, blektorëve e përgjithësisht banorëve të fshatrave në vend.
Sot, Partia Agrare është thjesht një grupim që punon për Agron Dukën, i cili edhe pse një ekspert i njohur i bujqësisë, diskursin politik as nuk e çon ndërment në çështjet agrare, por merret vetëm me Edi Ramën, i cili jo më kot e nguç, që të marrë reagime të tilla. Partia Agrare sot është kthyer si Partia e Shijakut, meqë Duka e ka atje pellgun e tij elektoral. Por që e ka pasur më shumë në kohën e PS-së, e që si për inerci arriti të fitojë edhe një mandate me republikanët në 2013-n. Por në Shijak, Dukës i “bëjnë hije” PD-ja me dy kandidatë në zonë që kërkojnë të marrin vota, LSI-ja me ish-shefin e shërbimit sekret, e natyrisht PS-ja që po shtyn fuqishëm për të rimarrë rezultatine 2017-s.
PDIU e Shpëtim Idrizit, u krijua si bashkim i dy grupimeve politike të çamëve, që arriti të shtrihej edhe në Elbasan e në Dibër, në kurriz të rridhjes në bastioned reale të këtij grupimi siç është Durrësi, Fieri apo edhe Vlora.
Idrizi, që ka vendosur veten në listën e sigurtë të Tiranës së bashku me Mesila Dodës, në këtë fushatë nuk ka trajtuar fare një plan për avancimin e çështjes çame, përveç përdorimit të saj si një kauzë anti-rama, duke sulmuar kryeministrin si “tradhëtar”, ndërkohë që në 2015-n e cilësoi si “patriot”, kur i dha një numër të madh drejtorish të administratës kësaj force politike.
PDIU realisht ëhtë një forcë e ndarë në disa pjesë, pasi emra të njohur të saj kandidojnë përballë në forca politike si Tahir Muhedini në PS, Dashamir Tahiri në Lëvizjen për Ndryshim etj. Beteja politike e Idrizit, nuk duket të jetë as bashkimi i çamëve në një forcë e as kauza, por që të arrijnë të marrin vota sa më shumë për PD-në në Tiranë, që të justifikojnë qënien e tij dhe Mesila Dodës në listat e sigurta të PD-së.
PBDNJ-ja është edhe më keq se kaq. Vangjel Dule thuajse e ka braktisur fare minoritetin grek të Dropullit, apo edhe “skifterët homogjenë” të Himarës dhe ka vendosur që të kandidojë në qarkun Tiranë, ku realisht kauza historike e PBDNJ-së si forcë politike identitare nuk ka fare kuptim. Përveç takimit me shefin e diplomacisë greke në Athinë, Dule nuk ka shpalosur asnjë tezë politike e elektorale në dobi apo në adresë për pakicën greke, apo edhe të tjerat, që pretendon se mbron PBDNJ-ja. Madje fushatën në terren më shumë po e bëjnë kandidatët e PS-së dhe LSI-së në Gjirokastër që po përplasen për votat e Dropullit.
E njëjta panoramë mund të thuhet edhe për PDK-në e Nard Ndokës. Edhe pse kjo forcë politike ka pësuar mjaft aventura e tallaze politike e komerciale, gjithsesi, demokristianët politikisht nuk duket se janë më prezentë, edhe pse prania e tyre edhe në të shkuarën ishte më shumë pragmatike sesa politike.
Ndërkaq, Dashamir Shehu, prej kohësh tashmë nuk konsiderohet si një kryetar i një partie aleate me PD-në, por si një politikan pranë Lulzim Bashës që flet si babaxhan. Sulmon egërsisht Edi Ramën, luftë që e nisi pas largimit të nje familjari të tij në krye të AMF-së disa vjet më parë, e ku partia e tij, thuajse nuk ekziston fare.
Po përse këto politikanë nuk u anëtarësuan dhe integruar në strukturat e PD-së në gjithë këto vite edhe me statut, pasi de fakto ata janë njerzit më të afërt të Lulzim Bashës? Gjë që e vërtetoi edhe lista për deputetë e 25 prillit…
(TemA)
Shporte me KARAVIDHE.
hahahahahahahahhaahaha e bukur gjetja! sidomos kara-vidhja
Gjashte gomaret qe i rendojne tokes kot. Paguhen nga ai popull i varfer dhe nuk di ndonje gje te mire qe ti kene sjell shoqerise. Do mbahen mend gjate si shushunja e njerez pa moral apo karakter I zente epidemia dhe i dergofte ne te semes.
Pervecse shporte me karavidhe nga na e nxorre A. Duken ekspert bujqsije??!! Ekspert parazitije po! Ekspert dembelije po! Ekspert rrumpallhoneje po e po! Ekspert babaqemoje po – e sigurte madje.
Kujdes ti artikullshkrues se votusit nuk hajn bar…
O vëllezër kjthellni mendjen dhe largoni utopinë, bindjuni realitetit se me keta gjashtë mjerana nuk mbahet shteti. Po kaq poshtë ka ra PD sa t’iu imponohet ndihma nga këta mjerana që ndoshta as familjarët e vetë nuk I votojnë.
Pata, Ketri, Doci…bytheliperesit e Rames…si ato vajtojcat qe merreshin per te kenduar te vdekurin dikur. Mire bejne, sepse kjo shporta me karavidhe po luan Ramen nga fiqiri. Edhe pak, pastaj nuk i paguan me kush.
O TRAP boll punove per sot . E hengre byrekun?
O Lenc, ik perqafo ata 6 shkarravinat e Lul Debilit ose njeriut qe qesh !
Fetyra me te urryera te kombit shqiptar.Parti pa elektorat.Hane me korriz te popullit.
MOS VOTONI KETO FETYRA TE URRYERA.
Duhet te shihni filmin “Ridiculous six” . Eshte nje nga filmat qe u pershtatet me se mire ketyre 6 idioteve. Per mendimin tim keta jane 6 politikanet me te pa vlere ne Shqiperi. Une do ti quaja 6 koket e pa butha. Edhe te 6 ti bashkosh, cto veprim matematikor te besh vlera e tyre eshte e barabart =0
Mos humbisni kohen me keta o Shqipetar te nderuar. Kohen e humbur kurre nuk mund ta ktheni mbrapsh. Po nuk mendo i shume per veten tuaj te pakten mendoni per femijet tuaj.
Te gjithe komandant po pa ushtare.
Keshtu i mesojne ata MENDJELLINJTE e fushates , qe mos quhet nje parti opozitare por KOALICION emer i madh , mbeshtetje e madhe , e natyrisht FONDE me te medha , por qe ne fakt nje jane , nje pale shkalle ngjitin e zbresin , nje porte hapin e mbyllin , ne te njejtat koridore hyne e dalin , ato te SHQUP it
E vetmja menyr qe te largohen keta eshte tu fusesh nje hu ne bythe, ndryshe keta ketu do vdesin
Eshte duke u xhiruaar fimi me metrazh te shkurter: ” ATA ishin Gjashte…..”
Se shpejti ne te gjitha studiot televizive.
Ylli ke harruar ate vemjen e pdiu shpetim Idrizin me mesilen e palmes dhe behen7 vemje qe duan mandat ,nuk i mjaftojn 30 vjet kan bere cte duan akoma mendojn vemve shushunjat per popullin ne thonjza
KETA JANE AJKA E INTELIGJENCES BOTERORE. …PA KETA NE DO KISHIM MARRE F U N D….lum ata qe i kane, keta BAJGA! …..votoni o popull 12!
Grup hijenash që i shkon nga pas luanit të plakur (pd) . Keqardhje për militantët që i shkojnë nga pas edhe pse i ka zhgënjyrer dhe vazhdojnë të zhgënjenen?!
Keta bashkohen per nje vend deputeti, kurse Edi Rama poston Tom Doshin si Kryetar PSD (brenda nates) per nje vend deputeti.
Apo mos do thuash or Pate se PSD ka tani peshe ne elektorat me malok Tomen kryetar ?
Nuk kuptoj cili Person voton per ta. P.sh voton Cami, kur aty eshte nje grek, apo e kunderta????
Kaq shume Ka rene intuita e shqiptareve sa te pranoje keta?
Për të kuptuar se si “funksionojnë” këta të gjashtë mjafton të analizosh kauzat e sejcilit.
PR – Pronat dështim total, Gërdeci dhe mosdënimi i Mediut akoma rëndon “koalicionin e madh të opozitës”.
PBDNJ dhe PDIU – të dyja në një koalicion është si të kesh izraelitët dhe palestinezët bashkë për të gjetur zgjidhje për të tjerë. Të dyja kauza të humbura që në gjenezë. Së pari një minoritet që ka të drejta madje më shumë se popullata shumicë dhe së dyti një minoritet historik që nuk ekziston më në territorin amë, të cilit i intereson vetëm dëmshpërblimi monetar nga Greqia.
PAA-ja do ishte nje parti super (modeli i të gjelbërve në Europë) po mos përfundonte në duart dhe kauzën e një agronomi vulgar të dështuar si z. Duka.
Për të tjerët as që ja vlen të shkruash…
Morali i fabulës, njerëz më mirë votoni për një parti që se njihni sesa për të dështuarit e çertifikuar.
leta