FOTO/ Rama tallet me gafën e Berishës: Ça ka barku, e nxjerr Facebook

12 Prill 2021, 11:35Politika TEMA

Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale pas lapsusit të të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha që shkroi me bindje se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste më 25 prill.

“Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim qeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin”, shprehej Berisha në një status në rrjetet sociale të djeshëm.

Ndërsa Rama në Instagram shkruan : “Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku”, duke postuar foton postimit të Berishës në rrjetet sociale. Kjo duke huazuar shprehjen popullore shqiptar “çfarë ka barku e nxjerr bardhaku”.

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

3 komente në “FOTO/ Rama tallet me gafën e Berishës: Ça ka barku, e nxjerr Facebook”

  1. Bardha says:

    Mos u merrni ma me kete idiot e cirakun e tij llyllka super idiot

    1. Nipi says:

      Pash zotin ca ke dash me thon o teze

      1. Lala i Lushnjes says:

        Nipçe ik andej nga ” përputhen,, bukur e thot tezja, teze Bardha ka men.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje