Rama nga Gramshi: Premtimet e opozitës shqiptarët i kanë dëgjuar nga Sudja, Vehbiu e Xhaferri! Bota është e guximtarëve dhe e punës

12 Prill 2021, 12:43Politika TEMA

Të rinjve të Gramshit, Kryeministri Rama ua bëri të qartë rrugën e progresit dhe suksesit në jetë. Ai tha se puna dhe djersa e përditshme të çon në majë.

“Këto projektet e opozitës shqiptarët, prindërit tuaj, i kanë dëgjuar nga Sudja, Vehbiu, Xhaferri. Nëse këto do të funksiononin do t’i bënin edhe të tjerët.

Ndërkohë që vendet e zhvilluara kanë arritur këtu ku janë me punë çdo ditë, duke fituar çdo ditë ato sfidat e vogla që bëjnë diferencën. Asgjë nuk bie nga qielli përveçse shiu.

Asgjë nuk del nga toka përveçse me sakrificë, me djersë, me punë.

Jeta është një malore dhe kjo botë e guximtarëve, e njerëzve të vendosur dhe atyre që nuk tallen dhe jo të atyre që e bëjnë suksesin e lehtë.

Ne sot duhet të bashkohemi, të ndajmë shumë qartë rrugët mes rezistencës, punës, durimit, vendosmërisë, kurajës, sakrificës dhe asaj që kemi parë në të shkuarën”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje