Bilushi i Metës shpreson nga premtimet e Bashës për shtypin

13 Prill 2021, 19:30Antena TEMA

Luli ka premtuar sot në Kavajë, statusin e gazetarit dhe ndryshime në televizionin publik.

Premtimi i Lulit ngjalli reagimin e Bilushit të Metës, i cili ju drejtua atij me një letër publike:

“I dashur Luli!

Po të drejtohem si aleat në fushatën elektorale, që të mos bësh më premtime të cilat bien ndesh me filozofinë tonë.

Dëgjove që ke premtuar sot statusin e gazetarit.

Ne si LSI jemi të paqartë se çfarë përmban ky status që ke ndërmend të hartosh, por paraprakisht dua të them se ne si LSI na ka kushtuar shumë puna e gazetarëve.

Shefi jonë ka një listë pagesë për gazetarët, e cila e rëndon shumë buxhetin e LSI.

Në disa raste jemi detyruar kemi lekë me interes tek fonde investimesh.

Nuk di nëse pas këtij statusit që premton ti, kjo lista e gazetarëve do paguhet nga shteti, apo ne si parti do marrim kompesim për shpenzimet e mëdha që kemi në këtë rast.

Këtë duhet ta sqarojmë mirë dhe të rakordojmë përpjekjet, me qëllim që të mos na dëmtojë më shumë pas zgjedhjeve kjo çështje.

Lidhur me ndryshimet në televizionin publik, duhet të jemi të matur.

Ngaqë Edi Rama kontrollon televizionet private, ai televizonin publik ja ka lënë thuajse LSI-së dhe PD-së.

Emisionet kryesore politike të TVSH-së janë me njerëz nga opozita.

Gazetarët kryesore në televizionin publik janë po ashtu nga LSI e PD.

Kjo, jo se janë tolerantë, por se nuk u hyn në punë dhe e kanë lënë si lëmoshë për opozitën.

Premtimi juaj se do të ndryshosh televizonin publik, mund të jetë në favor të Edi Ramës, se do heqim njerëzit tanë dhe do shkojnë njerëzit e tij.

Ndaj duhet më kujdes për këtë çështje, pasi kemi shumë reagime nga RTSH sot pas deklaratës suaj.

Në fund, duhet të biem dakord nëse do lejojmë që Klani të jetë televizion pro qeverisë kur të vijmë në pushtet, apo jo.

Kjo çështje kërkon debat të madh, pasi gjithë bota e di se si duhet të sillet me gazetarët që të sulmojnë kur je në qeveri, por nuk ka akoma ndonjë rregull se si duhet të sillesh me televizione që të mbrojnë kur je në pushtet.

Nëse na e zgjidh këtë çështje, na njofto, se akoma nuk kemi një ide të qartë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje