Silvana Sadria u shpreh se grupmoshat më të mëdha, në krahasim me të rinjtë, sidomos ata me sëmundje shoqëruese, e kanë më të vështirë rikuperimin pas infektimit me koronavirus.
E ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, pneumologia theksoi se gjatë fazës së rikuperimit, krahas regjimit ushqimor, rekomandohet gjithashtu dhe aktiviteti fizik.
“Moshat e reja e rikuperojnë shpejt. Kur nuk kanë patur as prekje në mushkëri, rutinës i kthehen më shpejt, por stadi i dytë dhe i tretë që kanë patur prekje të mushkërive e kanë më të vështirë, dhe kujdesi ndaj vetes tregohet tek secili pacient.
Fillon që tek mënyra e ushqyerjes. Imuniteti nuk krijohet as për një muaj kështu që ushqimi ka shumë rëndësi, dhe një aktivitet fizik.
Ankesa kryesore në momentin që e kalojnë referojnë lodhjen, këputjen, në varësi të oksigjenit dhe themi gjithmonë vazhdoni lëvizjen..
Këshillojmë ecjen sepse aktivitetet e tjera janë më agresive dhe duhet pak kohë ta marrin veten.”, u shpreh Sadria.
Ajo vuri theksin dhe tek një tjetër simptomë siç është pagjumësia. Sipas saj, kjo vjen jo vetëm për shkak të mungesës së oksigjenimit por gjithashtu dhe nga stresi i akumuluar gjatë kësaj periudhe.
Ju a kemi cik atehe kur duhej ,ne fillimet e Pandemise kte gje ,
se duhet te behet sa me shume aktivitet fizike ne Natyre sepse Aktiviteti Fizik
ne kto kushte rrit Imunitetin .
Mirpo mediet shqiptare jane Kazani me Toksike ne Bote ,Ato pergjojne ngjithcka
shkruajme ne pas Monitoreve me vjedh noj ide apo shprehje si idiote e tinzare qe jane
dhe nuk vene ne levozje asnji ide pozitive qe te gjithe afrojne per ate shoqeri .
Shqiperia ka 30-vjet qe eshte shndruae ne nji shoqeri Talebanesh .Aty s’exziston me Arsye Kulture e Qytetari
por vetem Prositucion ne cdo institucion e fushe te jetes e degjenrim .
Mjerishte aty nuk lejohet te degjojet Zeri i Njeriut prandaj dhe do shkojne ne are Grope qe vet kan hapur kto 30-vjete
Kanibalizem shoqerore .
Rrespekte zonja/zonusha Sivlana