Një nëndetëse franceze me energji bërthamore, e dëmtuar rëndë nga një zjarr vitin e kaluar, “është shpëtuar”, duke e prerë atë në dy pjesë. Gjysma e padëmtuar do të kombinohet me pjesën e një nëndetëseje tjetër, për të bërë në fund një të re.
Nëndetësja Perle u përfshi nga një zjarr aksidental prej 14 orësh qershorin e kaluar në një kantier detar në Toulon.
Si pasojë, pjesa e përparme e saj u bë e papërdorshme dhe pësoi dëmtime strukturore që nuk mund të rregulloheshin, sipas Ministrisë Franceze të Mbrojtjes.
Por gjysma e pasme e nëndetëses, nuk u dëmtua dhe do të bashkohet me një prej “simotrave” të Perle, të quajtur Saphire. Kjo nëndetëse ishte jashtë shërbimit prej vitit 2019 dhe po priste çmontimin në një kantier detar në portin veriperëndimor të Cherbourg.
Kështu, pjesa e përparme e nëndetëses Saphire do të shoqërohet me pjesën e pasme të “Perle”, për të bërë në fund një nëndetëse të fuqishme. Kosto e procesit nuk është bërë publik, por puna pritet të përfundojë në muajt e ardhshëm dhe do të përfshijë 250 000 orë punë industriale nga 300 njerëz.
Ngjarje reale.
Në kohën e xhaxhit Enver, në fund vitet ‘’60 e prapa, nën shembullin e dacibaove kineze, patën dalë FLETË RRUFETË, duke diskredituar njerëzit, për shfaqje të huaja, etj, etj, etj…….
Në këtë frymë, një plaku në Shkodër, (që kishte dy gra, edhe ato plaka, mbasi kishin 40 vjet bashkë), i nxorrën një FLETË RRUFE, për shfaqje prapanike, për bashkëjetesën me dy gra.
Plaku, qëlloi njeri i zgjuar e me humor, dhe i këtheu përgjigje fletë rrufesë për punën e dy grave, duke i u drejtuar sa vijon :
FLETË RRUFE,
Moj fletë rrufe,
Tjap DY gra plaka,
Më jep NJI grua të re
……..
Kështu edhe puna e këtyre dy nëndetëseve….