Kosovë: 17 viktima dhe 599 raste të reja me koronavirus

15 Prill 2021, 15:37Rajoni TEMA

Shtatëmbëdhjetë viktima nga koronavirusi dhe 599 raste të reja u raportuan të enjten në Kosovë.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, tre raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë, nga dy raste në Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Klinë, Mitrovicë dhe nga një rast në Gjakovë, Obiliq, Podujevë dhe Viti.

Rastet e reja pozitive, sipas IKSHPK-së, rezultuan pas testimit të 3,576 mostrave.

Në përqindje i bie që 16 për qind e të testuarve janë pozitivë.

Numri më i madh i tyre u regjistrua në Prishtinë: 128.

Kosova ka konfirmuar gjithsej 100,135 raste me koronavirus dhe 2,039 viktima.

Në total, 85,169 pacientë janë shëruar – prej tyre 868 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 12,900.

2 komente në “Kosovë: 17 viktima dhe 599 raste të reja me koronavirus”

  1. Palma says:

    A i she keto shifra Z. Kryeminiter Kurti. Ne vend te merret me sigurimin dhe vaksinimin ben nje fushat koti ne Shqiperi qe me shum eshte fushat kunder Edi Rames .Ky idiot qe shum shpejt do te diskreditohet ,do te zhgenjej votuesit e vet dhe do perfundoj rrugeve .Do te braktiset edhe nga BE dhe Amerike.Eshte me te vertet nje budalla.Keni per ta pare.

  2. qytetar says:

    Bini vjen ne Shqiperi per fushate [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje