Rama: Duan apo s’duan, ne do ta bëjmë këtë vend, i ka vdekur nëna

15 Prill 2021, 17:31Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama edhe nga Lezha ka përsëritur ftesën për bashkëpunim që i ka bërë Lulzim Bashës një ditë më parë.

Gjatë një takimi elektoral me qytetarët e Lezhës, Rama u shpreh i bindur se PS do të fitojë zgjedhjet dhe Bashën e fton të bashkëpunojë si opozitë.

Më tej ai tha se edhe nëse Basha nuk do të bashkëpunojë ai dhe PS do ta bëjnë Shqipërinë “se i ka vdekur nëna kësaj pune”.

“E dëgjuat çfarë tha Presidenti, se ma thanë tani që kishte dal në konferencë për mediat dhe kishte thënë që Luli ta bëjë që tani po të dojë.

Por unë e thash dje që jam i gatshëm që të bashkëpunojë me opozitën se ata do vijojnë të jenë opozita dhe nesër se në do të fitojmë zgjedhje.

Por ka një kusht që duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Por Luli nxitoi duke thënë jo se është një kukull me bateri që komandohet nga të tjerët.  

Unë edhe këtu po e përsëris që duhet të shkojmë përtej kësaj politike, përtej politikanëve. Megjithatë duan apo nuk duan ata ne do ta bëjmë këtë vend, i ka vdekur nëna“, tha Rama.

2 komente në “Rama: Duan apo s’duan, ne do ta bëjmë këtë vend, i ka vdekur nëna”

  1. Gaetano says:

    Ne krahasim me ata qe I ke kundershtare po vellezer je me I pelqyeshem nuk diskutohet
    Thjesht diskutohet filmi koncert ne vitin 36 midis jush
    Berisha beu,meta veseli,nano prefekti, ti me lulken, njera zonje tjetra zonjushe.
    Ti bojme duva atyne qe sic bone kardashjan super seksi bone morinen ne europian, qe trupat nga afganistani po i cojne ne skrapar se gati cani planin per pak epir, se ai ne veri ja ka shtruar serbit ne vakt. Prandaj ke te drejte shqiperia do behet, se ambasadoret e tjere nuk njihen me me emer pasi ju mbaroj rubineti I rradheve qe paguanin shqiptaret per viza. Njihet guvernatorja e rruges se elvasanit, pasi eshte shpresa e vetme shqiptaret te rilindin. Ngadale, vone, po me mire se kurre, pasi kushdo e kupton nga klasa politike shqiptare ka prekur fundin

  2. 007 says:

    Po ti e bane! tashe qe do bashevjedhesh, me Bashen kriminelin ; hajdutin; psikopatin ; ti bane e 10 tynele te tjera si ai i surrelit; se Z.Linda gruaja jote i hapi 2 banka ; e po i administron ; hajdute e zhgenjeve popullin per ne 8 vite bastard.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje