Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri i KOKSH

17 Prill 2021, 15:35Sport TEMA

Ashtu siç edhe pritej, Fidel Ylli është presidenti më i ri i Komitetit Olimpik Shqiptar.

Pas asamblesë së ditës së sotme, ku është votuar për presidentin dhe drejtuesit e tjerë të KOKSH, Fidel Ylli është zgjedhur në krye të këtij institucioni me shumicë votash.

Ylli ka fituar me 40 vota, kundrejt 4 votave për Martin Bibën dhe 12 votave për Vojo Malon, ndërsa një votë ka dalë e pavlefshme.

“E thashë në fjalën time që nuk doja të hyja në këtë garë, por e pashë që gjithë ai kontribut që unë jap në parlament të shkonte dëm.

Iku koha që sekretarin e zgjidhte presidenti dhe pastaj kishte sherr mes tyre. Jam mirënjohës për të gjthë ata që më votuan dhe nuk më votuan.

Të japim një mesazh që të gjitha Federtata të bëjnë këtë gjë në zgjedhje. Unë do kem prioritet sportin elitar për olimpizmin në botë.

Do ngrejmë shpejt një grup pune që të dalim mirë për Olimpiadën e Tokios. Kemi shpresë që jo vetëm të hyjmë në zonën e medaljes, por Briken Calja me rezultatet në Moskë ka mundësi të sjellë në Shqipëri një medalje olimpike”, tha Fidel Ylli.

6 komente në “Fidel Ylli zgjidhet presidenti i ri i KOKSH”

  1. Kalec Dega says:

    si ka la gja enverit…ku dihet…?..do thoni ju socialist…po , po, ne fund te fund vjen nga skarapari i Ilir metes… nje hero tjeter i Rames perkrah Metes, Rucit, xha Brahos,Tualetit e keshtu me rradhe..

  2. Shqiperia e bukur says:

    Cdo gje atje e kap politika…..

  3. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte babane e Hajro Cinit says:

    Po mire mer a e dini ju ky se e ka mbaruar IKF mbas ushtrie me korrespondence?

  4. vironi says:

    Fidel Ylli eshte nje personalitet i kulturuar i sportit qe te nderon…… Urime ne kete detyre dhe suksese….

  5. Shaqo says:

    Fideli ka qene kampion absolut, komunikues duke dhene ndihme per sportet ne pergjithesi, ka edhe cinike qe thone mbaroi institutin me korespondence, e nuk thone se cfare lidhje ka Martin Biba me sportin, pervec lidhjeve te ngushta me Saliun. Ashtu si Fideli, edhe Vojo ka qene sportist elitar, pranohet kandidatura, por fiton ai qe mund te beje me shume per sportin.

  6. Sparti says:

    Urime per Fidelin,
    Me ne fund nje drejtues i denje qe ka dhene shume per sportin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje