Rusia arreston diplomatin ukrainas, akuzohet për marrje të “informacioneve sekrete’

17 Prill 2021, 17:39Bota TEMA

Rusia ka ndaluar një diplomat ukrainas pasi e akuzon se ka marrë informacione sekrete nga agjencia e sigurimit.

Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), agjencia kryesore e sigurimit në vend, tha të shtunën se Alexander Sosonyuk, konsulli i Ukrainës në Shën Pjetërburg është arrestuar ditën e premte gjatë një takimi me një shtetas rus ku ai kishte marrë “informacione shtetërore nga databaza e agjencive ligj zbatuese dhe FSB-së”.

“Këto aktivitete nuk janë në përputhje me statusin e punonjësit diplomatik dhe janë qartazi armiqësore ndaj Federatës ruse”, thuhej më tej në deklaratën e FSB.

Kievi nuk i është përgjigjur ende zyrtarisht arrestimit të diplomatit. Zv-ministri i Jashtëm Yevgeny Yenin tha të shtunën: “Sipas praktikave ekzistuese dhe parimeve të reciprocitetit, Ukraina po përgatitet t’i japë një përgjigje për diplomatët rusë”.

Arrestimi vjen në mesin e një situate mjaft të tensionuar midis dy shteteve , teksa Rusia vazhdon të përforcojë prezencën e trupave ruse në kufirin në lindje të Ukrainës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje