“Aeroporti i Kukësit, premtim i pambajtur”! Rama i përgjigjet PD: Në 17 qershor nisin fluturimet ndërkombëtare! "Nusja" s'merret derr në thes

18 Prill 2021, 20:06Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama nga Tropoja iu kundërpërgjigj PD, e cila tha se aeroporti i Kukësit është një premtim i pambajtur.

Sipas Ramës, në 17 qershor do të nisin fluturimet ndërkombëtare, pasi siç shpjegoi kryeministrin duhen të paktën 50-60 ditë që pasi aeroporti bëhet operacional, të nisin fluturimet ndërkombëtare.

“Pse është premtim i pa mbajtur? Se nuk është direkt nga Londra, por ndaluan njëherë në Tiranë?

Shpjego sa të duash që duan 50-60 ditë pasi një aeroport bëhet operacional për fluturimet ndërkombëtare.

Fillon si aeroport i brendshëm, kompanitë bëjnë marrëveshjet dhe verifikimet e tyre, se nuk e marrin “derr në thes” marrëveshjen, do ta vijnë ta shikojnë “nusen”.

Në 17 qershor aeroporti hyn në sistemin e fluturimeve ndërkombëtare. Deri në 17 qershor marrëveshjet për shumë drejtime do të jenë lidhur, fluturime me kosto të ulët” tha Rama.

Rama po ashtu zbuloi edhe bisedën me Petrit Malajn, kandidatin për deputetet në qarkun e Tropojës.

1 komente në ““Aeroporti i Kukësit, premtim i pambajtur”! Rama i përgjigjet PD: Në 17 qershor nisin fluturimet ndërkombëtare! “Nusja” s’merret derr në thes”

  1. Matrapiku says:

    Ο Ramy, ne alla Shqiptarce mund ta ndertosh aerodromin per 3 muaj, mund ti genjesh Shqipot (per ceshtje elektorale), por Europianet Nononooo,
    .
    Certifikimi do te mari me shume kohe se sa ndertimi, kete nuk e kishe llogaritur dhe te doli huq.
    .
    Eshte 100% e sigurt qe ne kete gjendje aerodromi nuk certifikohet, por per ju rendesi ka data e zgjedhjeve, prandaj dhe inagurimi u be “me breket neper kemb”.
    .
    Eeeeeeh sa te verteta do te dalin pas zgjedhjeve per keto “vepra” boshe, por popullit budalla do ta kete ngren preshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje