ANALIZA: Merkel duhet të mposhtë pandeminë për të shpëtuar trashëgiminë e saj

20 Prill 2021, 13:36Bota TEMA

Nga Ivana Kottasova, CNN

Angela Merkel ka qenë në krye të vendit për gati 16 vite, por sfida më e madhe e karrierës së saj ende nuk ka mbaruar. Kancelarja gjermane po garon me kohën për të mposhtur koronavirusin përpara se të tërhiqet nga posti i saj në shtator.

Gjermania po përpiqet të mbajë në kontroll valën e fundit të pandemisë. Rritja e rasteve si pasojë e variantit britanik, i cili u bë dominant në Gjermani në fillim të marsit ka shqetësuar qeverinë.

Kai Arzheimer, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Mainz, tha se vendi është bërë viktimë e suksesit të tij. “Përgjigja fillestare e Gjermanisë ishte vendimtare, e suksesshme dhe e informuar nga shkenca,” tha ai për CNN.

Vendi dhe Merkel në veçanti  u vlerësua për mënyrën se si e trajtoi valën e parë të pandemisë. Ndërsa virusi filloi të përhapej masivisht në Europë, Gjermania arriti të mbante nën kontroll epideminë. Madje vendi pranoi pacientë nga Franca.

Merkel ka dështuar për të bindur udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë se janë të nevojshme më shumë kufizime për të mbajtur në kontroll epideminë. Ndërsa Merkel kryeson qeverinë federale, janë kryeministrat e shtetit që janë përgjegjës për zbatimin e masave të bllokimit, raporton abcnews.al

Momenti më i turpshëm për Merkel ishte në fund të Marsit, kur ajo u detyrua të bënte një kthesë pas vendimit për të zbatuar masa të ashpra gjatë Pashkëve. Ajo tha se bllokimi ishte i nevojshëm për shkak të përhapjes së shpejtë të varianteve të reja të virusit. Një ditë më vonë dhe pas shumë kritikash, ajo tërhoqi vendimin  dhe i kërkoi falje kombit.

Ç’është më e rëndësishmja, shumë nga udhëheqësit rajonalë janë përballur ose ende po përballen me zgjedhjet në vend – dhe ata janë plotësisht të vetëdijshëm për faktin se pas një viti  pandemi, votuesit nuk duan më shumë kufizime .

“Njerëzit janë lodhur prej saj dhe politikanët e dinë atë,” tha Wolfgang Merkel,  profesor i shkencave politike në Universitetin Humboldt të Berlinit.

“Ata nuk u përpoqën të zbatonin masat e propozuara nga shkencëtarët dhe epidemiologët, sepse kishin frikë se njerëzit do të humbisnin durimin.”

Sipas sondazheve, Merkel ka shënuar humbje në 2 shtete, Baden-Württemberg dhe Rhineland-Palatinate. Katër shtete të tjera – Mecklenburg-Vorpommern, Saksonia-Anhalt, Thuringia dhe Berlin – do të mbajnë zgjedhjet rajonale në gjashtë muajt e ardhshëm, me zgjedhjet federale që priten  në shtator.

Përballë një krize në rritje, Merkel javën e kaluar prezantoi një ligj të ri emergjence që i jep qeverisë federale më shumë kompetenca për të vendosur kufizime.

Sipas ligjit të propozuar, i cili ende duhet të miratohet nga parlamenti, masat e bllokimit në të gjithë vendin do të shtrëngohen automatikisht nëse shkalla e incidencës shtatë-ditore të koronavirusit rritet mbi 100 për 100,000 njerëz.

Ruajtja e trashëgimisë së saj

Merkel u ka thënë vazhdimisht gjermanëve se kur të largohet nga pushteti në shtator, situata e pandemisë do të ketë  marrë fund. Ajo ka premtuar gjithashtu  që të gjithë do të kenë mundësinë të vaksinohen kundër Covid-19 deri në shtator.

“Nëse më pyesni se çfarë shkoi keq, sigurisht që kishte një shkas dhe ishte dështimi i Bashkimit Europian për të siguruar në mënyrë efektive dhe sa më shpejt vaksinat,” tha Wolfgang Merkel .

Merkel ka pranuar gjithashtu dështimet në qasjen e ngadaltë të vaksinave, por tha se ajo ende shpreson që 50 milion gjermanë të kenë marrë një dozë të vaksinës deri në fund të qershorit.

Çfarëdo që të ndodhë në pesë muajt e ardhshëm, do të përcaktojë, trashëgiminë e ardhshme të Merkel.

“Vlerësimet personale të Merkel janë ende relativisht të larta, por padyshim, reputacioni i qeverisë federale është prekur dhe besimi në përgjigjen e Gjermanisë ndaj pandemisë ka rënë,” tha Arzheimer.

Si një kancelare me katër mandate, Merkel  është krahasuar shpesh me dy udhëheqës të tjerë që kanë shërbyer për një kohë të gjatë pas luftës, Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl.  Wolfgang Merkel, tha se dy vitet e fundit kanë treguar dobësinë e sistemit gjerman, i cili lejon kancelarët të shërbejnë me një numër të pakufizuar të mandateve.

Neugebauer shtoi se trashëgimia e ardhshme e Merkel nuk dihet shumë në krahasim me Adenauer ose Kohl. I pari ishte Kancelari i “Integrimit Perëndimor” i cili udhëhoqi Gjermaninë përsëri në strukturat e pushtetit Europian, i dyti “Kancelari i ribashkimit”.

Kancelarja Merkel, mund të cilësohet ” Kancelarja e integrimit Europian “dhe më pas ” Kancelarja e njerëzimit “, kur tha se” refugjatët janë të mirëpritur “dhe tani ajo ka mundësinë të bëhet” Kancelarja ” i cili mundi pandeminë “, tha Neugebauer.

Por ekziston rreziku se pandemia mund të mos ketë marrë fund deri në shtator. Përktheu Sonila Backa-abc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje