“Unë jam PD”! Topalli: Bashën do e nxirrja prej zhelesh jashtë, Berisha bën gabim që s'bën opozitë kundër 3 kryetarëve

20 Prill 2021, 22:18Politika TEMA

Jozefina Topalli mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku është shprehur se ajo nuk është larguar kurrë nga PD, pasi ajo është vetë Partia Demokratike.

Topallit tha se kryedemokratin Lulzim Basha do e kishte nxjerrë prej zhelesh jashtë Parlamentit, duke iu referuar shprehjes së saj në kohën kur ishte kryetare e Kuvendit.

Për sa i përket Sali Berishës, Topalli tha se ai bën opozitë shumë të fortë, por bën gabim që nuk i sulmon të tre kryetarët, Ramën, Bashën dhe Metën.

Pjesë nga biseda:

Topalli: Unë nuk jam larguar nga PD, unë jam PD-ja. Ata kanë marrë çelësat e PD, ka edhe enveristë aty.

Moderatori: Kë do doje në krye të Pd, Berishën apo Bashën?

Topalli:Nuk e kam votuar Bashën. Kushdo që të sihte në krye të Pd, do e kishte mundur Edi ramën që në mandatin e dytë. Ka qenë gabim dhe po e gabuan vendi. PD meritonte një demokrat në krye.

Moderatori: Çfarë të pëlqen te Rama?

Topalli: ERTV. Jep telenovela shumë të bukura.

Moderatori: Te Basha?

Topalli: Maska, ka një gjë të mirë, mban maskën. Mban atë maskën që e mendoni edhe ju.

Moderatori: Po te Meta?

Topalli: Çfarë të them?

Moderatori: Po te Monika?

Topalli: Nuk flas për gra.

Moderatori: Çfarë nuk të pëlqen te Berisha?

Topalli: Nuk më pëlqen që nuk është bashkuar kundër të treve, Ramës, Bashës dhe Metës. Ai bën opozitë të fortë por vetëm kundër Ramës.

Moderatori: Kë do nxirrje për zhelesh përjashta sot, Taulantin apo Bashën?

Topalli: Të dy, bashkë. Kam bërë dy gabime. I pari që në atë periudhë kam thënë diçka të tillë, por më ka dalë nga shpirti. Por kam bërë gabim që nuk e kam përdorur si slogan të partisë Lëvizja për Ndryshim.

2 komente në ““Unë jam PD”! Topalli: Bashën do e nxirrja prej zhelesh jashtë, Berisha bën gabim që s’bën opozitë kundër 3 kryetarëve”

  1. Debatiku says:

    Kjo nevojtore e quan veten zonja e hekurt.?????

  2. Nje qytetar says:

    Po , e sakte ! Ti je PD-ja ; qe do te thote : Shembelltyra e se Keqes , fytyra e kurves , spiunes, krimit, urrejtjes ndaj kundershtarit politik , me nje fjale , ti je, produkt e jashteqitje e berishizmit, kesaj flame qe i ka bere aq dëm Shqiperise , sa nuk ja kane bere as te gjithe pushtuesit e saj gjate gjithe historise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje