Armand Duka: Super game over, Super Ligë ka vetëm një, ajo e Shqipërisë

21 Prill 2021, 11:03Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi pas shkrirjes së Super Ligës, akoma pa filluar. Duka përshëndeti vendimin dhe tha se krijimi i Super Ligës ishte i paarsyeshëm.

Tërheqja e tyre për që ky projekt të dështoi pa lindur ende, ndërsa Duka shprehet se ky vendim i skuadrave angleze solli sërish bashkimin dhe unitetin e futbollit duke mbrojtur vlerat e vërteta të saj.

“Super” Game over!!! Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane për krijimin e të ashtuquajturës Super Lige dështoi.

Përshëndes fort rikthimin në sensin e arsyes të klubeve angleze të cilat morën vendimin për tu tërhequr nga kjo aventurë dhe për tu ribashkuar me familjen  tonë, UEFA-n, një reflektim i menjëhershem për të mos vijuar me rrugëtimin pa krye.

Falenderime për të gjithë komunitetin e futbollit, i cili u bashkua në unitet e solidaritet unik për të mbrojtur vlerat e vërteta të trashëgimise sonë më të çmuar, futbollit, lojës më të bukur në botë. Falënderime të veçanta e mirënjohje për Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombëtare, qeveritë e vendeve përkatese, Ligat Profesioniste, lojtarët, median dhe veçanërisht tifozët pasionantë anembanë botës për një mbështetje të pakrahasueshme dhe për shpirtin e solidaritetit të treguar. Jam i bindur se, si në çdo moment të vështirë që kemi hasur, edhe nga kjo sfidë futbolli doli edhe më i forte. Së bashku jemi më të fortë”, shkruan Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje