Ekzekutimi nga truproja i Gaz Bardhit, Rudina Hajdari: Të dënohen vrasësit dhe ato që dhanë komandën

21 Prill 2021, 16:55Politika TEMA

Kandidatja për deputete në qytetin e Elbasanit, Rudina Hajdari ka kërkuar që ngjarja e Elbasanit e shkaktuar nga trurproja i Gazmend Bardhit, të zbardhet sa më shpejt.

Ajo ka apeluar të dënohen ata që kryen vrasjen dhe ata që kanë dhënë komandën.

Hajdari e cila u fut në vendin e krimit, ku u vra Pjerin Xhuvani, tha se kërkoi që të komunikonte me drejtorin e Policisë, Ardi Veliun, në lidhje me ngjarjen.

‘Thjeshtë për të marrë vota, këta janë në gjendje të bëjnë çdo gjë, janë në gjendje të vrasin njerëz vetëm për të shkuar në ditën e votimit në 25 prill që të marrin mandate, nuk bëhet kështu politike, ne duhet që ti japim fund këtyre ngjarjeve. Sot Elbasani është damkosur si qyteti i bandave, dhe për këtë gjë ne duhet të fajësojmë politikën. Ne duhet të presim këtë lidhje mes krimit dhe të bëhet qetësi.  Fola më z Veliun dhe po komunikoj rreth kësaj ngjarje. Kjo ngjarje të hetohet të dënohen, ato që kryen vrasjen edhe ato që e kanë dhënë komandën.’- tha Hajdari.

3 komente në “Ekzekutimi nga truproja i Gaz Bardhit, Rudina Hajdari: Të dënohen vrasësit dhe ato që dhanë komandën”

  1. Qendrim mjaft Korrekt i Politikanes me shpresdhenese ne Shqipni

  2. drini says:

    Bravo Rudina Hajdari. Ky eshte qendrim i pergjegjshem qe duhet mbajtur nga vdo politkane

  3. demokrati says:

    Qendrim korrekt i zonjes Hajdari.Pergatituni ju, zonja Topalli dhe te gjithe demokratet qe besojne ne zgjedhje te lira per rikthim dhe rithemelim te PD pas dates 25 prill dhe largim te shefit te bardhit.Deri atehere te gjitha votat e demokrateve per Topallin,Patozin dhe Hajdarin per te krijuar nje minorance parlamentare te denje per nje te ardhme europiane bashke me qendren e majte. Basha dhe lsi ne kosh te histories, njehere e pergjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje