Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi në studion e Report Tv tha se është skandalizuar nga reagimi i presidentit Ilir Meta lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.
Patozi tha se në ngjarje kaq të rënda qëndrimi i një presidenti duhet të ishte i qartë dhe i prerë dhe jo të ta trajtonte “sikur nuk kishte qejf të fliste”.
“Meta bën mirë të mos dalë kur ka ngjarje të tilla, se deklarata e tij ishte e tmerrshme, Meta mbajti 2 orë një konferencë shtypi për banderolën në Fier, dhe ishte i hakërruar. Ishte një shqiptar që humbi jetën që i përkiste njërës palë, Meta s’mund ta trajtonte që s’kishte qejf të fliste, por duhet të mbante një qëndrim të qartë dhe të prerë. Mos të bëjë deklarata të tilla se nuk dëmton vetëm presidentin e republikës si Institucion”, tha Patozi në studion e Report Tv.
Ai ka edhe një arsye se përse ngjarje të tilla kanë si protagonistë dy partitë kryesore, PD-PS.
“Pse ndodh vetëm mes PD dhe PS sepse, kokat e nxehta të këtyre partive janë gati të bëjnë gjëmën që të arrijnë qëllimet politike”, tha Patozi.
Një koment ka pasur edhe për ftesën e Ramës drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha, sipas së cilit target ka pasur presidentin Ilir Meta.
“Ftesa e Ramës për Bashën, diversion politik dhe kam përshtypjen se ka target Metën dhe jo PD-në, jo më kot solli reagimin më të ashpër të Metës”, tha Patozi.
astriti ka nderruar vetem kemishen nga e zeze ne ngjyre blu..edhe qendrimi i tij duket qe thelle ne shpirt ka po ato ideale te salizmit
Kot per muhabet ti nuk keqene ne PD… Megjithate eshte e vetet ajo cfare ke thene.
O CERME PO A E DEGJON VEHTEN VALLE TI MORE PALLE.
ISHTE TARGET META THOTE DHE JO PD A THUA SE NUK ESHTE I NJEJTI MUT.
Astrit na thuaj nje gje ,pse vendose te rrish ne hije ne keto zgjedhje,kush ta dha urdherin te qendrosh keshtu.
O Patos me dy fytyra akoma nuk e dın tı qe hıqesh sı polıtıkane dhe qe don ta nxjerresh veten te moderuar Ilırı nuk flet per vrasjen ne Elbasan se eshte vete doracı qe e ka organızuar dhe dırıgjuar vrasjen Sonte Patos vajtıperserı ne Elbasan Se cfare pıdhın e semes don atje tı nuk e dı Prandaj prıt neser ndonje vrasje tjeterSa te largohet nga Elbasanı ne mengjez Per thırjen antı kushtetuse per te mprehur sepata hanxhare kosa Prokurprıa dhe Ambasada Amerıkane duhette kıshın vepruar Apo presın te behet xhema pastaj Sı plaka pasıı palluaja vurı shulın deres