Florenc Hoxha është proceduar nga Policia e Shtetit, pasi ka dhunuar një 36-vjeçar, me pretendimin se shpërndante ushqime për fushatë.
Mësohet se incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, në momentin ku ish- kreu i Policisë Bashkiake, i ka bllokuar rrugën mjetit në të cilin udhëtonte 36-vjeçari, Bledar Goga.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike pretendonte se në këtë mjet kishte ushqime të ndryshme, që do të shpërndaheshin në këmbim të votës për zgjedhjet e së dielës.
Hoxha i ka bllokuar fillimisht rrugën me makinë shtetasit Goga, dhe më pas dyshohet se janë zënë me grushta me njëri- tjetrin.
Pas ngjarjes Goga ka braktisur mjetin me ushqime, që i përkiste fondacionit të elvis Naçit dhe ishte për iftar.
Materialet tashmë janë referuar në Prokurori, si për Hoxhën, ashtu edhe për pretendimet e PD për blerje votash.