Hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, sekuestrohen kamerat e sigurisë

22 Prill 2021, 12:20Kronika TEMA

Policia e Elbasanit ka lënë të lirë të gjithë personat e shoqëruar një ditë më parë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në këtë qytet dhe plagosjes së 4 personave të tjerë.

Në qeli po mbahet vetëm ish-efektivi i forcave RENEA, Arbër Paplekaj që u vetëdorëzua pas ngjarjes dhe që ka deklaruar se qëlloi për vetëmbrojtje.

Mësohet se grupi hetimor ka marrë dëshmitë e personave të shoqëruar në përpjekje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi vrasja. Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 15 gëzhoja, por ende nuk është përcaktuar nëse ato janë qëlluar nga 1 apo më shumë armë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje