Basha mbyll fushatën nga Tirana, mungon Berisha: Të dielën sjellim diellin e ndryshimin! Militantët: Për ne Saliu është dielli mbi tokë

23 Prill 2021, 19:43Politika TEMA

Kreu i PD, Lulzim Basha mban fjalën në mitingun e fundit të PD për këtë fushatë elektorale në Tiranë.

Basah thotë se ësthë çështje orësh që ndryshimi të vijë, edhe pse deklaron se tashmë ka ardhur pasi e sheh tek çdo shqiptar.

Ai kërkon që më 25 prill të votohet numri 9.

‘’ Ky është fundi i një rrugëtimi që e nisëm këtu, nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep, të një Shqipërie të mbushur me shpresë, të një Shqipërie që po mbushet me gëzimin e fitores që po vjen.

Shqipëria si gjithë Europa duke votuar numrin 9. Ndryshimi është çështje orësh, është madhërisht këtu, në këtë shesh, në zërin tuaj, në zemrën tuaj, ushton, ushton, ushton numrin 9, për ndryshim, për fitoren e çdo familje shqiptare, për fitoren e nënave shqiptare, lotët e nënave që nuk kanë pasur të tharë, me burrat e shpunësuar, me shtëpitë e prishura, pa siguri për të nesërmen, pa rend, pa drejtësi, por nënat shqiptare kudo ku i kam takuar që ju shoh sot në këtë shesh, e kanë ngritur kokën, sepse të dielën vjen ndryshimi për to.

 

 

Baballarët tanë të stërmunduar në 8 vite të një dimri pa fund. Vetëm me vuajtje e mjerime, orxhe, çmime që rriteshin, i shoh sot, i dëgjoj thirrjet e tyre, ndryshimi po vjen, ditën e dielë, diellin, ndryshimi po vjen, duke votuar numrin 9.’’- tha Basha.

Ish-kryeministri Sali Berisha mungoi në mitingun mbyllës të fushatës, nderkohe qe militantet e PD ka shfaqur pakenaqesine, pasi per ta “dielli mbi toke eshte Sali Berisha”!

5 komente në “Basha mbyll fushatën nga Tirana, mungon Berisha: Të dielën sjellim diellin e ndryshimin! Militantët: Për ne Saliu është dielli mbi tokë”

  1. demokrati says:

    Ne 26 Prill emri yt ne PD ka per te qene nje kujtim i keq.Nis rithemelimi i Pd pa ty dhe Berishen.Ti vemje do te kesh fundin e Kontit Ciano.

  2. zef mici says:

    100/% partia socialiste dhe EDI RAMA marrin 80 mandate
    fitore per socialistat
    dhe urrejtje per keta shovinista

  3. Toni.D. says:

    Bravo… vazhdoni te vrisni qytetaret shqiptare…
    jo pak por 30- t vite…. ka dhe viktima nga duart e juaja pa nje varre.

  4. Kim été says:

    Andon Kozma Ledhi Violine

  5. tik tak tik tak..........e STOP. says:

    hahahahahahaha, populli Shqiptar duhet ti shikojë, ti degjojë dhe ti mendojë veprimet e katundarve nga truri, hadutve, xhepistëve dhe toksave, të cilët bertasin në mitingje sipas deshirës të çdo shkerdhate që ju jep 5 lek të vjetra dhe një copë byrek me lakra të ftohtë. Dhe tani degjoj fraza monumentale per shkerdhaten Sali Shiqeren, të cilat nuk i kisha degjuar as per Kim Jong Hun-in nga populli Verior-Korean, ku të gjorët brohorasin pa qënë të paguar. Sali Berisha do ti shkerdhej edhe rrënjt e rracës tënde bashk me kurvat e haremit që të rrethojnë…….!!! Kurse ti pederica Lulie Basha do pergjigjesh per 4 të vrarët në mes të Tiranës…!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje