Nga Frrok Çupi
Mos e mendoni se ‘ndjesa’ e kandidatit Mziu ka ndryshuar ndonjë gjë në planin e luftës. Ai bëri thirrje ‘për vdekjen si Elbasani’, dhe menjëherë tha ‘më falni’. Kjo është e sigurt se gjëja e madhe qëndron pas ‘faljes’ së vogël.
Pas faljes qëndron e para harta:
Me sa kuptohet, në Bulqizë ka nisur armatosja e militantëve; orë pas ore pritet një shkak për shpërthim. Mziu u dogj. Më parë kishin stisur një tip heroizmi, ku njëfarë kamikazi e vunë në shtyllën e tensionit të lartë për të vendosur flamurin e PD. Puna ishte që ai të digjej si në qark dhe këta ta shpallnin dëshmor, për të ndezur gjakrat e rapsodikëve.
Por fakti pse u zgjodh Bulqiza- kjo është çështja. Bulqiza nuk është Dibër (qyteti vetë), por nuk është as Martanesh ku duhen orë për t’u ngjitur. Që nga Bulqiza kontrollohen më shpejt edhe Librazhdi, Elbasani, Pogradeci e ndoshta Tirana.
Në veri, Bulqiza nuk është e vetmja ku kryhet armatosja; por kjo shpallet sepse është më larg Tropojës e Kukësit ku bie në sy fakti se janë ‘të Berishës’. Efektin e parë ‘cikloni’ Bulqizë e dha me vrasjen në Elbasan; ndryshe nuk kishte pse ta përmendte aq serbes Mziu.
Pas armatosjes qëndron historia:
Nuk është ndonjë histori e lashtë, është vetëm historia e vitit 1997. Në Bulqizë nisi armatosja e militantëve në mars të vitit 1997, që u përhap në gjithë vendin për dhjetë ose dymbëdhjetë ditë. Në 2 mars 1997, ditën kur shpalli shtetrrethimin në vend, presidenti i Republikës, i izoluar nga të gjithë, i dha çelësat e luftës shefit të Shërbimeve Sekrete Bashkim Gazidede.
Gazidede kishte qenë një mësues nga Dibra, por që ishte zgjedhur si gjarpër helmues mes ngjalave. Ai kishte lidhje të ngushta me Dibrën; presidenti i kohës i besonte shumë fisit, klanit dhe dredhisë. Në 2 mars ai emëroi Bashkim Gazideden në këmbë të tij, si ministër i mbrojtjes, ministër i brendshëm dhe shef i operacioneve ushtarake kundër Jugut dhe çdo kryengritjeje që i drejtohej presidentit.
Urdhri sekret nr. 1 i Komandantit të Shtabit të Gjendjes së Jashtëzakonshme, Bashkim Gazidede thotë shprehimisht: ‘Urdhëroj mobilizimin e rezervistëve në rrethet Bulqizë, Peshkopi, Burrel. Mobilizimi të fillojë menjëherë’. Këtu filloi.
Pastaj nisi të përhapet rrotull: Në 6 mars 1999, lëshohet urdhri sekret nr. 82, për mobilimin e militantëve të PD në Has, Kukës, Tropojë, Pukë, Mirditë, Shkodër, Dibër, Kurbin. Lezhë, Malësi e Madhe dhe Burrel. Urdhri parashikon edhe armatosjen e militantëve me armatimin e ushtrisë.
Takimi i forcave rezerviste (militante) të armatosur me tanke, mitrolozë, kallashnikovë, mina, etj, do të bëhej në Kushovicë mes Fierit e Vlorës. Aty do të ndahej Shqipëria, ose do të shuhej e tëra.
A do të mund fuksionojë sot skema ‘Bulqiza’?
Vërehen disa elementë të përbashkët mes ditës së sotme me mars- prillin e vitit 1997. Pika e parë e përbashkët: kemi të njëjtin president; dmth., i njëjti tip luftënxitës e përçarës. Madje Ilir Meta po provokon stabilitetin e vendit në kushte të tjera më të disfavorshme.
Ai nuk është ‘Berisha’ me të gjithë çelësat e shtetit në dorë. ‘Berisha’ i tanishëm ka çelësat e kashtës; por ka edhe sfurqe, kosore, sëpata. Në anën tjetër nuk është Vlora e vitit 1997, por Vlora si Nicë e kësaj kohe. Presidenti Meta iu avit Vlorës me qëllimin që ta nxiste në primitivizmin e tij, por qyteti bregdetar i kishte dalë nga duart.
Për këtë arsye vendosën që qendrën e shpërthimit ta vendosnin jo në Vlorë, por në Elbasan, ku kishte ‘krim, nuk ka det, nuk ka investime si në Vlorë’. Si pikë të përbashkët gjeostrategjike zgjodhën qëndrimin anti- amerikan. Edhe Gazidede, njësoj si presidenti Meta, iu sul amerikanëve. Bashkim Gazidede në dy seanca parlamentare, në 21 dhe 26 mars 1997, akuzoi shërbimin sekret amerikan CIA se ka ‘organizuar trazirat në Shqipëri’.
A mund të bëhet plani sot e nesër?
Sa për sot, dita po mbaron. PD është e angazhuar në manifestimin për mbylljen e fushatës. Nesër gjithë ditën, PD dhe LSI janë nën vëzhgim të rreptë të institucioneve shtetërore shqiptare dhe të aleatëve.
Mbetet dita e zgjedhjeve për konflikt. Por më e rrezikshme është dita e hënë kur të kuptohet humbja e tyre. Atëherë mund të rithërritet Bulqiza…
Fillove me keto teorite komplotiste …..
Gazidete ishte nip te Xhunglinet, fis me Nexhmijen.
fare e keqe paskan qene kta komunistat. e persekutuan kte popull per 80 vjet.
Po ti Taulanti e nxore koken?? A ke ndonje mendje per te djelen?? A do e marri motra provimin apo ????…..?
Lanti i Vogel, apo gjyshi qe fshihet pas emrit te nipces, 1997 nuk eshte teori! E kemi jetuar dhe… Na e ringjallen krismat ne Elbasan. Falemnderit sali, qe na e rifreskove kujtesen!
KOQE LEN NUK TE PELQEU TY PRAG QIR????DUKESH QE QENKE BULL QI ZAK DMTH MENDER MUT SHPELLARI.
ATY ESHTE DAJ SEMI. ME BASTUN DO TE JETE FUNDI PER FUNDERRINAT E KOMBIT
T’hajnë nji mut, si atëherë! Si në Cërrik!
Ska me bajga. ..u qerrua pergjithmone kombi nga bajgat. …fitore 12!
Vetëm amerika mund të na shpëtojë nga këta shpellarë kriminelë të pabesë dhe mercenarë shekullorë.
Diten e Hene, Kulishi i Berishes do te rrethoje KQZ ne Tirane.
Je i madh o zoti Çupi, na hap sytë që të dimë sesi dhe pse Vlora u armatos dhe priste ra sulmonin dhe mbronte famimjet e bënin dezhurne dhe roje çdo natë deri sa e zbythën Berisha sërbin
Bravo zoti Frrok.Eshte vertete nje problem qe vetem zoti Frrok e ka kapur dhe po e bene publike.Meta ka mundesi te kete njerez te armatosur dhe te zbatohet nje plan si i Gazidedes dhe Sali Berishes ne 1997.Forcat e pergatitura jane gati per te Djelen,diten e votimit qe, kur pd dhe Lsi te marin vesh humbjen,te hidhen ne sulm per te prishur zgjedhjet.
Po jane ushtaret e Natos more zoteri.apo edhe ata i mundin bulqizaket trima
fare e keqe paskan qene kta komunistat. e persekutuan kte popull per 80 vjet.
Unë jam dakord me ty. Takëmi juaj duhet tja krisë vrapit se vërtet s’keni parë gjë akoma.
Bulqizes i marrshi te keqen se eshte qyteti me i qete dhe me bashmires ne te gjithe shqiperine ka prit dhe percjell lloj lloj rumpallhanesh dhe prap po mbieton se jane njeres trima dhe bujara, jo si ju mirditoret , lezhjane etj si ju qe te vrisni naten dhe te qani diten. Mbull ate goj o spiun i regjur qe ke 60 vijet qe vetem kete pune ben u frrok a cfar pseudonimi ke(…)
era ! Kur mirditoret ishin faktor ne kete vend dhe nuk ulen koken as para osmaneve, bulqizaket jetonin me arushen.
Të luuuuuumte Frok.!
Nuk ka gjasa të ndodhë. Eshte SHBA në krye, është stërvitja e NATO-s. Me gjithëate nga ata çfarë nuk pret.