Trajtimi me antitrupa monoklonale, në Itali synohet shmangia e hospitalizimit të pacientëve

23 Prill 2021, 14:47Bota TEMA

Në spitalin Castelli të Romës pacientët kanë mundësi të marrin një formë të re të trajtimit përmes antitrupave monoklonale për t’i ndihmuar ata të luftojnë simptomat e  COVID-19. Antitrupat janë proteina që prodhon sistemi imunitar për të luftuar viruset, si SARS COV-2 që shkakton COVID-19.

Antitrupat monoklonale prodhohen në një laborator, por funksionojnë në të njëjtën mënyrë si ato që gjenden në trup natyrshëm. Për këtë trajtim pacientët zgjidhen brenda 72 orëve nga diagnostikimi me koronavirus dhe duhet të kenë simptoma të lehta deri të moderuara.

Ata shkojnë në Spitalin Castelli për një administrim intravenoz të ilaçit që prodhohet në një laborator falë imunologjisë qelizore dhe teknikave të inxhinierisë gjenetike.

“Ne jemi futur në këtë rrjet të trajtimeve të antitrupave monoklonale dhe ky lloj i terapisë është me të vërtetë i rëndësishëm për pacientët që janë pozitivë me simptoma të lehta ose të moderuara,” – shpjegoi Drejtori i Autoritetit Shëndetësor, Narciso Mostarda.

“Kjo do të thotë në thelb që të shmangim që pacientët të përkeqësohen dhe pastaj të kenë nevojë të shtrohen në një pavijon COVID,” – shtoi mjeku.

Terapia tashmë është në praktike në shumë vende por ende nuk përdoret gjerësisht. Vetëm gjashtëmbëdhjetë pacientë janë trajtuar deri më tani në spitalin Castelli ndërsa autoritetet kryejnë një depistim të ashpër para procedurës.

Me këtë trajtim, autoritetet shëndetësore shpresojnë të trajtojnë pacientët e sëmurë me COVID para se të përkeqësohen dhe të shmangin që këta pacientët të hospitalizohen e të kenë nevojë për oksigjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje