Sali Berisha ka sulmuar në rubrikën e tij të “Qytetarit Digjital” kreun politik të Dibrës Lavdrim Krashi, duke e akuzuar se ka ndarë shtëpi në lekë në Britaninë e Madhe.
Lavdrim Krashi është një zyrtar publik në një nga njësitë bashkiake të Londrës, përkatësisht në zyrën e strehimit. Logjika e Berishës kalon çdo kufi, ku kërkon të ndotë këdo dhe krahasuar administratën e Britanisë së Madhe me atë të tijën që çdo shërbim e jepte me para.
Vetë Krashi, i është përgjigjur në mënyrë serioze dhe e ka shpjeguar me hollësi pozicionin e tij dhe rregullat e ndarjeve të shtëpive.
Ndërkaq, komentuesit, që kryesisht janë emigrant në Britaninë e Madhe që e njohin mirë sistemin atjem, e kanë kryqëzuar egërsisht doktorin duke e quajtur shpifës pa fre. Ata shprehen me fjalë nga më të mirat për Lavdrim Krashin, si dhe tregojnë që sistemi britanik nuk ka asnjë mundësi të jetë i korruptueshëm pasi shpërndan apo jep mbështetje për banesat pa asnjë preferencë, por për të gjithë.
Akuza e Berishës
Lexoni denoncimet e emigranteve dixhital. sb
Pershendetje doktor, uroj te jeni mire me shendet. Ju lutem bejeni publike kete mesazh per popullin Dibran dhe gjith Shqiptaret. Lavdrim Krashi vjen nga londra per te kantidat per deputet ne zonen e Dibres. Dhe bej me dije popullin Dibran dhe ate Shiptar se ky njeri eshte nen hetim nga organet ligjsbatuese te anglis per korropsion se jep banesat tek kantidatet ne pritje te shtepive qu ua ofron bashkia e Brent council aty ku ai punon! Dhe i duket se ka perfituar shuma te medha nga shqiptaret e zones ku ai bulon por tani vjen me mbashtetjen e partis socialiste per te kantiduar si deputet ne zonen e Dibres per ti vjedhur edhe Dibranet aty! Une jam nje emigrat dhe jetoj ketu ne londer ne zonen qe ai mbulon
I dashur Berisha i ftuari tek klani nga peshkopia lavdrim krashi nga londra eshte nje njeri i kuruptuar i cili ka zhvatur shqiptaret ne britani duke punuar ne bashkine e harringay i ka marre per cdo shtepi nga 5000 pound duke bere miliona pound dhe eshte nden herim per korrupsion.Kjo eshte dhe arsyeja se pse ai ka ikur nga Anglia, ju lutem publikoje
Përgjigja e Lavdrim Krashit
Të nderuar miq e dashamirës, qytetar të Matit, Klosit, Bulqizëz, Dibrës dhe krejt Shqipërisë!
Dua të ndaj me ju keqardhjen time për disa sulme të pajustifkuara, të pambështetura në asnjë provë, dëshmi, hetim apo vendim që po përpiqen të baltosin një fushatë shembullore dhe pa incidente që kemi patur me të gjithë qytetarët e qarkut të Dibrës javët e kaluara.
Jo rastësisht, këto sulme janë bërë dy ditë para zgjedhjeve pas një sërë intervistash shumë të suksesshme në mediat vendase dhe ato kombëtare dhe pas një numri ngazëllyes mesazhesh inkurajuese. Ai që fshihet pas gënjeshtrave dhe anonimitetit, nuk e meriton përgjigjen time, por unë kontratën e kam me ju, dhe shembulli që dua të sjell e të ndjek është ai i një marrdhënieje transparente dhe të hapur, jo si ata që fshihen pas hijes së tyre për të fshehur krimet dhe gënjeshtrat e veta.
Dua në radhë të parë të sqaroj shkurtimisht punën që unë bëj në Londër. Unë punoj si drejtues në një nga bashkitë e Londrës ku jam përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin e një numri projektesh mbi strehimin. Ky është një proçes publik, shumë i detajuar nga ana ligjore dhe proçeduriale dhe i monitoruar nga një numër autoritetesh, auditorësh por edhe shoqatash e qytetarësh. Ndjekja e këtyre rregullave është e vetmja mundësi për të ecur në këtë proçes.
As vetë kryetari i bashkise së Londrës apo kryeministri britanik, nuk do të mundnin të anashkalonin këto hapa, apo qoftë edhe njërin prej tyre për të akorduar strehimin e ndonjë familjeje. Sistemi administrativ anglez dhe ai gjyqësor është aq solid sa nuk do të mund të lejonin kurrë që të akordohej një shtëpi jashtë rradhe kundër rregullave që përcakton ligji. Le të kujtojmë që po flasim për një nga demokracitë me themelet më të forta në botë.
Do ftoja secilin prej jush, të kërkojë dhe të gjejë qoftë edhe një rast të vetëm kur kjo ka ndodhur, qoftë edhe një akuzë nga mediat apo madje dhe nga opozita që të vërë në dyshim saktësinë e këtij proçesi. Ju kujtoj që këto lloj informacionesh janë online dhe publike dhe po të egzistonin, të gjithë do të mund t’i lexonin.
Jam i brengosur nga mungesa e dinjitetit profesional të një profesori të respektuar që nuk do botonte kurrë një shkrim në një revistë shkencore apo akademike pa bërë aspak kërkim shkencor por bazuar në një fletushkë pa firmë, pa prova dhe pa emër dhe që në emër të politikës, shkel disa parime bazë të komunikimit dhe mirësjelljes.
Ju ftoj të gjithëve që të votoni ditën e dielë pa frikë, të mos merreni me ata që nuk kanë asnjë shpresë për të dhënë, asnjë vizion për të ardhmen, që nuk frymëzojnë si liderë dhe tashmë u ka mbetur vetëm sulmi dhe baltosja.
Unë nuk dua të bëj politikë në këtë mënyrë, nuk dua të merrem me kundërakuza sepse ju i njihni, por dua të përsëris zotimin që kam bërë para jush sot paradite:
“Kërkoj me përulje votën tuaj, pa premtime boshe por për të punuar fort bashkë me ju dhe për të kontribuar për këtë vend. Unë dua të rikthej modelin e një deputeti që përfaqëson qytetarët e tij dhe është zëri i tyre në kuvend. Si përfaqësues i diasporës, shpresoj që njëkohësisht të jem edhe zëri i familjarëve tuaj në emigracion për të ndërtuar një Shqipëri me standarde evropiane ku respektohet ligji, prona dhe ku vota e emigrantëve të bëhet realitet.
Ju falenderoj edhe njëherë nga zemra për pritjen dhe kohën që më keni kushtuar gjatë këtyre ditëve dhe uroj që ky të jetë fillimi i një udhëtimi shumë të gjatë që po marrim drejt ëndrrës së përbashkët për Shqipërinë që duam.”
E di mire birisha cfar ndodh ne londer se nga atje iu kthye baxhanaki qe nuk njihte…
Haha nje kriminel dhe vrase si Sali Berisha dhe me një familje mafjoze .. Tani po bën edhe bashkine e Londeres të korruptume ?? Dhe e paska zbuluar ky kriminel dhe prokorija dhe organet ligje zbatuse të Anglise dhe as BBS as telivizone tjetra të Anglise nuk e Paskan zbuluar se Jane 1 në bote Kure vjen puna për të zbuluar korrupsjoni në vendin e tyre. Ti dhe Enver Hoxha dhe ilir Meta Jeni disa Bisha të kuqe çë na Keni nzi jeten
Salih Berisha..o Spiun i Serbeve….Bastarde..i Sheqeres…..Nuk te beson NJeri …..KRIMINEL..lol
Kush jeni JU Z.”PELICILINA,,…..
Shoshori është gjallë…..Deshmimtari i tij ”ka mbetur kufomë,,!!!!!!!
berisha eshte personazh komik dhe askush nuk e beson Nje kriminel i kthyer ne klloun