Shpallet në kërkim kandidati për deputet i LSI, u filmua duke dhënë para për vota

24 Prill 2021, 10:29Politika TEMA

Kandidati për deputet i LSI në Tiranë, Eltjon Joka 30 vjeç është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Ai është filmuar nga një kamera e fshehtë duke i dhënë para një personi për blerje votash.

Lidhur me këtë çështje, është ndaluar nga policia 30-vjeçari Edison Babo, i akuzuar për korrupsion pasiv në zgjedjhe.

“Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe  rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e Eltjon Jokës.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”,  dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje””, bën me dije policia.

3 komente në “Shpallet në kërkim kandidati për deputet i LSI, u filmua duke dhënë para për vota”

  1. Drini says:

    Eshte ky idjoti qe dilte tek opinion e bente si burr i mire

  2. Klodi EL says:

    Futini mor plumbin bythqires se vogel!

  3. Tirana says:

    Po “Presidneti” MOter-Grua Qire Like Floriri..pse nuk i “Prete” Doren??????????Bastarde te ndyre..Blejne Hallexhinjte me Parate e Vjedhura nga Sgqipetaret,per te sjelle Vetem Fatekeqesi dhe Qevderisur Spiunat e Serbise..Meta-Berisha-Basha…lool

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje