Politikani Fidel Ylli ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV nga ku foli për fushatat e disa viteve më parë.
Ai tregoi se në 2009-ën kur Rama i ofroi të kandidojë në Skrapar kishte punuar 9 muaj me banorët e zonave të Skraparit dhe siç shprehet ai kur ka parë gjendjen mjerane të asaj zone të lënë pas dore arriti të kuptojë që ata njerëz duheshin ndihmuar.
“Më thërriti Rama dhe më tha do kandidosh në Srapar, u gëzova sepse kisha qenë në të gjithë zonën. Në 2009-ën kam punuar 9 muaj në majë të mushkave dhe gomerëve që lëronin tokën me gomarë dhe kam parë gjendjen mjerane të asaj zone të lënë pas dore.
Arrita të kuptoja që ata njerëz duheshin ndihmuar. Kjo ishte arsyeja që PS bëri një fitore të jashtëzakonshme në Skrapar sepse edhe bashkia kishte kaluar me LSI-në, kishte ngelur Fatos Hasanaj, djali i dajës tim dhe disa socialist të ndershëm dhe ardhja ime atyre u dha zemër. Vumë flamujt e PS, hapëm zyra, u dhamë njerëzve moral që të kthehej Skrapari në partinë e majtë” tha Ylli.