I bllokuan makinën kreut të njësisë administrative, procedohen simpatizantët e PD

24 Prill 2021, 11:03Politika TEMA

Tre persona në Maliq janë proceduar penalisht dhe po hetohen në gjendje të lirë nga policia pasi i bllokuan rrugën me makinën e tyre kreut të Njësisë Administrative Vreshtas, me pretendimin se në automjet kishte para për mbledhjen e votave.

Ata njoftuan vetë policinë për dyshimet që kishin. Forcat policore shkuan në vendngjarje dhe nga verifikimet rezultoi se kreu i njësisë administrative nuk ka patur sende kompromentuese që lidhen me procesin zgjedhor.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve Fatjon Dushku, 25 vjeç; Endrison Dushku dhe Ahmet Goroveci, 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (simpatizanë të një subjekti politik).

Këta shtetas në mënyrë të kundërligjshme në fshatin Podgorie, Maliq, i kishin bllokuar rrugën me automjetin e tyre shtetasit Q. B., me detyrë administrator i Njësisë Administrative Vreshtas, Maliq, i cili udhëtontë me mjetin e tij, me pretendimin se në automjet kishte lekë për të blerë vota.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga ana e grupit hetimor dhe shërbimeve të policisë në automjetin e shtetasit Q. B., nuk u gjet asnjë send kompromentues, në lidhje me procesin zgjedhor.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të trasportit”.

1 komente në “I bllokuan makinën kreut të njësisë administrative, procedohen simpatizantët e PD”

  1. Lani says:

    U kanë ikur bletët??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje