Delegacioni i Kosovës do vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri. Daka: Interes për ne, identifikimi elektronik

24 Prill 2021, 22:59Politika TEMA

Të dielën Shqipëria do të mbajë zgjedhje parlamentare. Për këtë arsye, një delegacion nga Kosova vizitoi zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në krye të delegacionit ishte kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka e cila u prit në takim nga homologu I saj në Shqipëri, Ilirjan Celibashi.

Ky I fundit theksoi se takimi në fjalë shërbeu për të ndarë eksperiencën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Diskutuam së bashku mbi procesin zgjedhor në tërësi dhe me problematikat e këtyre proceseve kryesisht në Shqipëri por dhe për të gjitha ato informacione që lidhen me suksesin e procesit zgjedhor në Kosovë, të cilën dua ta them që është një rast shumë i mirë për ne KQZ-në e Shqipërisë, që të ndanim eksperiencën shumë pozitive të mirë, të procesit zgjedhor në Kosovë”, tha kryetari i KQZ-së në Shqipëri.

Zbatimi në praktikë i reformës zgjedhore në Shqipëri do të jetë në fokus të vizitës së delegacionit të Kosovës.

“Ne erdhëm që të vëzhgojmë zgjedhjet në Shqipëri dhe gjithsesi të shohim ato risit të cilat u futen në kodin zgjedhor të Shqipërisë dhe për të cilat ne kemi një interes të jashtëzakonshëm, pra është identifikimi biometrik për herë të parë do të implementohen në Shqipëri dhe ne kemi shpreh interesin që të shohim mënyrën”, u shpreh Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së në Kosovë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shpreson se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës të shpallen brenda 48 orëve, ndërsa ato për kandidatë tha se do të marrin më shumë kohë.

4 komente në “Delegacioni i Kosovës do vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri. Daka: Interes për ne, identifikimi elektronik”

  1. Ndroqi says:

    Jane vellezerit tane,miresetevijne,por percaresit te kombit tone Albin Kurtit i duhen “shkurtuar” kembet qe ne kufi.

  2. Tajari says:

    Me shume respekt por c’mut duan keta ne Shqiperi.Ne jemi shtet me vehte .

  3. emigranti says:

    dhe nga kosova do merrni eksperience bravo pika qe sju bie

    1. Paro Turqiu says:

      Vijne o koqe dhe mirebejne. Ndonese shume prej tyre jane plehra dhe nuk meritojne asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje