Pak kush, për të mos thënë askush, përveç ambasadores Juri Kim, besoi në ndjesën e Xhelal Mziut.
Më shumë se fjalët e recituara përmëndësh foli mimika dhe ngjyra e zbehtë në fytyrën e tij.
Gjoja foli sinqerisht por pikërisht sinqeriteti mungonte në ato çfarë thoshtë ai.
U dëgjua të thoshtë se ishte ndikuar nga gjendja emocionale kur dihet se ai nuk është filistin në politikë dhe emocionet i kontrollon shumë mirë.
Gjithçka duket se ishte një skenë ku Xhelali do të lunate një rol që ia kishin imponuar shefat politikë dhe shefat e drejtimit të SMV.
Realisht ai nuk mohoi ekzistencën e SMV dhe duhet përgëzuar për këtë shfaqje sinqeriteti.
Rrjedhja e ngjarjeve nga dje deri sot, ku SMV vazhduan aksionet guerile në Korçë dhe në Dibër, tregoi se skandali i SMV nuk është çështje e formatit të Xhelalit apo Edmond Spahos.
Këta dhe gjithë drejtuesit e qarqeve kanë detyrë ti mbështesin SMV me njerëz në terren, me reagim mbrojtes në medja apo me kundërshtim të organeve shtetërore në rastet konkrete.
Madje duhet thënë se fatkeqësisht këtë detyrë ka edhe vetë Lulzim Basha. Duket se SMV nuk lidhen me sinqeritet apo gjendje emocionale.
Ato janë struktura të ideuara e formatuara nga një qendër e specializuar, një pushtet okult që nuk çfaqet por është mbi këdo dhe gjithçka në PD.
SMV nuk urdhërohen dot nga funksionarët politikë në çdo nivel dhe as nuk mund të ngrijnë apo shpërbëhen prej tyre. Gjithçka arsyetova nuk ka të bëjë me histori konspiracioni por i referohem ngjarjeve të fundit.
Për deri sa ambasadoria e SHBA përgëzoi ndjesën e Xhelalit, nuk pritej qe të kishim aksione guerile prej SMV sidomos në Dibër!
Institucionet shtetërore dhe Ambasada e SHBA duhet që t’i kërkojnë Z.Lulzim Basha të dalë e të prononcohet publikisht se urdhëron shpërbërjen e strukturave të SMV nga qendra deri në terren.
Gjithashtu pranë organeve kompetente të depozitojë listën me antarët e SMV sepse këta janë potencilisht të rrezikshëm.
Ose duhet të deklarohet publiksht se nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë SMV dhe ndërkohë ti ngarkohet përgjegjësia politike e ligjore për çdo rast veprimtarie nga SMV që do të evidentohet në vijimësi.
Nëse z.Lulzim Basha nuk e ndërmerr një veprim të tillë at’herë situata duhet vlerësuar shumë seriozisht si e rrezikshme. Kjo sepse lind dyshimi që SMV nuk kontrollohen nga njerëz të PD.
Nga kush, kjo nuk dihet dhe nuk ka vend të aludojmë por veprimtaria e tyre mund të rrezikojë stabilitetin dhe deri sigurinë e vendit. Situata nuk duhet nënvlerësuar.
Prej SMV potencialisht mund të priten veprime të dhunshme sot e nesër për të prishur procesin e zgjedhjeve dhe për të kaluar deri në situatë destabilizuese, fillimisht në rajone të caktuara e më tej në shkallë vendi duke mos njohur zgjedhjet!
Duhet të veprohet ligjërisht nga organet shtetërore kompetente, pa hezitim, me profesinalizëm që situata të mund të mbahet nën kontroll.
Duhet të parashikohen e ndërmerren masa parandaluese e izoluese të çfaqjes së veprimtarisë së SMV që në embrion.
Duhet t’iu kërkohet ndihma dhe të shtohet bashkpunimi me aleatët. Asgjë të mos i lihet spontaneitetit.
Shteti paralel në Shqipëri ka vite që është aktiv. Në të bëjnë pjesë anëtarë nga SHISH, PROKURË, ISH FUNKSIONARË TË LARTË TË USHTRISË DHE POLICISË. ISH DIPLOMATË, E NATYRISHT AGJENTURA ANTI PERËNDIMORE. I shkruajta me germa të MËDHA, vetëm për ti mëshuar fakteve që janë nën dritën e diellit. Lufta nuk bëhet thjeshtë për 5 vota të “qelbura” shqiptarësh. Lufta bëhet kundër influencës amerikane në Shqipëri dhe rajon. Dikur përmendeshin me termin “agjentë të fjetur”. E pra sot këta janë zgjuar dhe janë në veprim. Dalja lakuriq e Ilir Metës , si dhe deklarata luftë nga ana e Berishës , vërtetojnë më së miri rolin e smv. Është shumë e dyshimtë që Shish nuk ka asnjë informacion mbi këto struktura paramilitare. Nëse ndodh, gjithnjë nëse ndodh që Rama të konfirmohet edhe një herë km, duhet që të shkrijë dhe të reformojë nga e para agjencitë ligj zbatuese në Shqipëri. Këto aktuale janë kryekëput leva të shtetit paralel , të drejtuar nga Berisha dhe Meta.
Me ne fund iu hoqen petet lakrorit te Likes dhe saliut. Duah destabilizim me cdo kusht, vetem keshtu zgjatet jeta dhe pushteti gjakatar i tyre. te lidhen. Hosi