Kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Saimir Korreshi, pretendon se është ushtruar dhunë ndaj një qytetareje.
Ilir Meta ka publikuar videon ku kandidati demokrat i bën thirrje autoriteteve shtetërore që të arrestojnë shefin e komisariatit të Divjakës pasi sipas tij ka dhunuar qytetaren.
“Shefi i komisariatit ka dhunuar barabarisht. I bëj thirrje autoriteteve shtetërore që policin e vendosur nga Erion Braçe në funksion të fushatës elektorale dhe ditën që ka ndaluar protestuesit nuk më ka lejuar të ushtroj aktivitetin tim si avokat me argumentin se jam kandidat i PD në kundërshtim me ligjin por nuk ka proceduar asnjë nga denoncimet tona. Edhe sot në kundërshtim me heshtjen elektorale urdhëro sot ç’bën shefi i komisariatit. I bëj thirrje të gjithëve dhe drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu. Unë jam Saimir Korreshi kandidat i PD. Sot me urgjencë duhet të arrestohet shefi i komisariatit. Nëse SHKB nuk ngrihet në këmbë për të arrestuar shefin e komisariatit jeni pjesë e krimit jeni bashkëfajtorë me krimin, jeni pjesë e krimit dhe të lidhur me drejtuesit politikë dhe Erion Braçen. Kjo vepër penale është paturpësi e këtij shteti kriminal. Organet duhet të veprojnë”.
Më herët Elsa Bita kishte publikuar një video në Facebook, ku administrata e PS së Divjakës zhvillonte mbledhje elektorale, në një kohë që sot është heshtje zgjedhore. Pas kësaj ajo ka denoncuar dhunën, që sipas saj është ushtruar nga shefi i komisariatit të Divjakës.
Merr ne tel.President çmendurine se te vjen per nje here ne ndihme!Une isha kaps dhe prania e tij me ndihmoi te dal jashte!Ndaj ta rekomandoj ,ndryshe te henen ai niset per udhetim te gjate e s’ke ku e gjen.
Prandaj nuk erdhi tek une Likja se e more ti para meje,mua me tha jam i zene ,po te dergoi Monen,si cdo Mashkulli edhe mua me ishte ngrit ne Mengjes dhe nuk ulej,me falni por sot Votova per Monen,se Neser do Votoi per Shqiperine.
Ku e dinte kjo se ishin mbledhur per fushate????
Njerezit mblidhen per shume arsye te tjera.Keta jane mesuar te ndalojne njerez ,filmojne ,te vrasin dhe u duket normale.
Zot ruaj,imagjino te vijne keta ne pushtet!!!
Dhe kjo justifikon dhunen apo krahun e thyer???
Ti dhe Jakup Beqiri nje m…te madh do merrni neser
Respekte Sajmir Korreshi , njeriu qe duhet votuar patjeter per integritetin dhe mbeshtetjen e pashtershme qe i jep te gjithe qytetareve Lushnjare pa dallime partiake .