Kryetari i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj ka dalë në mbështetje të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Gjeloshaj shkruan se vetëm kryeministri Rama i është përgjigjur thirrjes së shqiptarëve të Malit të Zi për ndihmë dhe kontribuuan që Tuzi të jetë i pavarur.
“Urime fitoren dhe nga e hëna e mbrapa,punoni të bashkuar, të forconi Shqipërinë edhe më shumë, e atëherë punoni edhe për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë!”, shkruan më tej në postim Gjeloshaj.
Postimi i plotë:
“Unë nuk jam me bindje i majtë, nuk jam Socialist! Një gjë e di se sikur të kisha të drejtë vote, do të votoja për Edi Rama, për mikun tim Erion Veliaj, Pandeli Majko, Elisa Spiropali… të mos ishte asnjë arsye tjetër, këta së bashku me Ditmir Bushati ishin vendimtarë që Tuzi të jetë komunë sot.
Shumë qeverive u jam drejtuar për ndihmë drejtpërdrejt, e vetëm këta iu përgjigjën lutjes time dhe puna u krye!
Urime fitoren dhe nga e hëna e mbrapa,punoni të bashkuar, të forconi Shqipërinë edhe më shumë, e atëherë punoni edhe për ne që jetojmë jashtë Shqipërisë!!
NGJ”.
Z.Gjeloshaj te urojm e pergezojm per punen e mire e shembullore qe beni per Malesin
je i pazavendsueshem punetor e plot me vlera Kombetare ti kuptojm hallet qe si ke te lehta
urojm qe te gjesh perkrahje te gjithe Malesoret e te gjithe Shqiptaret kudo qe jan
Perkrahja e juaj per Z. Rama esht me vend i urojm fitore pas fitoreve se bashku e te bashkuar mund te bejm mrekullira
per Atedheun e dashur i cili esht Shqipnia Natyrale
Respekt Shefki Mexhani { Bali } SH B A
Sigurisht z. GJELOSHAJ. Nje pyetje kemi: kush ndertoi tre stadiume per te rinjte dhe me dhjetra sheshe sportive; kush ndertoi aeroportin e Kukesit qe as ne enderr nuk qe pare; kush ndertoi rruge e autostrada (shiko veç rrugen e mrekullise se Malesise se Madhe); kush ndertoi shkolla e spitale, kopshte, çerdhe e parqe per femije, fusha sportive; kush u siguroi libra shkollore falas per te gjithe femijet deri ne klase te 8; kush jep bonuse per femijet e lindur qe shumefishohen me shumefishimin e femijeve te lindur; kush beri reformen ne arsim duke ua njohur te drejtat studenteve; kush mbylli universitetet çerdhe te shitjes se diplomave me para dhe specialistesh surrogato; kush beri reformen ne energji duke e siguruar qe te mos mbetemi pa te si jo shume karg me pare; kush realizoi lidhjen energjetike Kosove Shqiperi; kush e mbrojti çeshtjen e Kosoves ne te gjitha rastet e shfrytezuara, deri ne mes te Beogradit; kush mundesoi çlirimin doganor te bizneseve Shqiperi – Kisove; kush mbrojti te drejtat e shqiptareve ne rajon; kush realizoi qe Shqiperia u be vend kandidat i BE; kush realizoi hapjen e negociatave te Shqiperise me BE; pak dite me pare autoritetet me te larta te Komisionit Europian moren vendimin per mbajtjen e konferences nderqeveritare me perfitim te madh per vendin; kush i vuri gjoksin termeteve qe shkunden vendin duke siguruar mbi 1 miliard euro (grante dhe kredi me interes te paperfillshem); kush po nderton shtepi falas per familjaret; po aparramentet e reja, po shkollat; kush beri reformen e fondit te pensioneve dhe sigurimeve shoqerore (ne Itali sot e kesaj dite nuk guxojne ta fillojne); kush e kreu reformen administrative-territoriale, nga mbi 400 njesi u bene 60, nga 36 rrethe u bene 12 qarqe per te lehtesuar sherbimet; kush instaloi dhe menaxhon sherbimin one-stop shop dhe e-albania per te cilat Shqiperia eshte vleresuar ne vend te pare ne rajon; kush po subvencionon fermeret me ulje taksash dhe karburante falas; kush rinovoi mbi 256 km kanale vaditese per 2 vjet, eksportet e produkteve bujqesore shenuan nje rritje prej disa fish; kush i shtriu doren operatoreve turistike duke sjell per ta fitime me gjashtefishimin e numrit te turisteve; kush ua ndriti faqen qendrave te te gjitha qyteteve me parqe, muze, qendra te rimekembura historike; kush mbeshteti, si asnje me pare, ish te perndjekurit politike duke shlyer detyrimet kest pas kesti e duke u dhene perparesi ne arsimim, punesim e strehim; kush legalizoi me dhjetra mijra shtepi te paligjshme duke ua dhene tapite ne dore; kush siguroi per vendin investime te huaja te fuqishme; kush mbeshteti reformen ne drejtesi kur te tjeret e luftonin per vdekje; kush nga shtetaret e rajonit siguruan vaksina dhe vaksinimi masiv te qytetareve te vet; kush eshte nje burre shteti i vertete qe i ndrit mendja dhe puna???
Kuptohet Edi Rama. (Ata qe nuk duan te kuptojne, le te marrin cfurqet dhe kosoret “me qetesi dhe dashuri” se do e gjejne vendin qe meritojne).
Turp i madh per Paramilitaret e Partise se Berishes
qe nuk e kapen makinen e parave te Edi Rames qe arriti ne Tuz !
Presidenti ne detyre duhej te kishte shkuar ne piken kufitare te Hanit te Hotit dhe jo ne Vlore!
Respekt per Vellezerit e Motrat tona qe jetojn ne Tuz. Na Shqiptart kudo qe jena u jena afer per her.
Rrnoft TUZI.
Rrnofshin Shqiptart e Tuzit.
Bravo Nik,duhet te kuptojne dhe folkloriket primitiv te Kosoves me ne krye gangsterin politik Albin Kurti, se Edi Rama eshte modeli i udheheqesit te shekullit 21,i drejteperdrejt, puntor, i palodhur, i kudogjendur,me shije. Shikoni qendrat urbane ne Shqiperi nga Tropoja ne Konispol.Shurrtorja urbane ne kryeqytetin tone Tirane, e kohes se shpellarit nga Vicidoli Sali Berisha,nuk i ka ngel asnje gjurme.