E diela e zgjedhjeve shton rrezikun për përhapjen e koronavirusit në vend. Ekspertët i bëjnë thirrje popullatës, forcave politike dhe komisionerëve të angazhuar në votime të mos neglizhojnë masat anti-covid .
Dita e votimeve nuk do të kërkojë një vendim të posaçëm të Komitetit të Ekspertëve për shtyrjen e orës policore. Skender Brataj thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë përgjegjësinë për të zhvilluar këtë proces me protokollet e miratuara anti-covid.
Pasi nuk u krijua një mekanizëm që të ndalojë votimin e të sëmurëve aktivë me koronavirus, ashtu si KQZ dhe ekspertët e kanë lënë në ndërgjegjen e qytetareve të infektuar.
Për Bratajn fushata dhe zgjedhjet do të sjellin valën e tretë të koronavirusit në vend, por jo më agresive se ajo që kaluam.
Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë prekur nga koronavirusi mbi 130 mijë persona. Me fillimin e fushatës së imunizimit është vaksinuar 13% e popullsisë, ndërsa aktulisht janë 24 mijë të sëmurë aktive, 18 mijë vetëm në Tiranë.
Vetem Shqiperia nuk ka nje app a gjurmim antikovid ne Europe…si cdo fushe bjeri ti biem
Aty ku eshte perdorur Sistemi i Gjurmimit te te infektuarve me COVID 19, ka deshtuer komplet.
Anglia rezulton Kampjonia e deshtimit;
Harxhoi Miliarda euro per nje sistem te till(programe), dhe jo qe nuk rezultoi efektiv, por kompanit fituese ja kripen mir bothen me nja 30 miliard Euro(mbi 22 miliard pound).
Nuk ka nevoj per sisteme te tilla ku harxhohen para e pamas po veten dy kritere te thjeshta dhe pa kosto;
=Perdorimi i masave mbrojtese(mask, dizinfektant, higjene)
=Bonsens; Te mos vem ne rrezik te tjeret kur e dim qe jemi te infektuar, Vetizolim