60 minuta nga mbyllja e kutive, PS thirrje qytetarëve: Dilni votoni

25 Prill 2021, 18:02Politika TEMA

Zëdhënësja e PS-së për fushatën elektorale Bora Muzhaqi, kandidate për deputete në Tiranë në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të votojnë.

“Ushtroni të drejtën tuaj themelore në këtë ditë kur politika hesht dhe populli flet. Ndiqni shembullin e atyre që deri tani e bënë detyrën e tyre.

Sa më shumë të merrni pjesë në zgjedhje aq më shumë politika i merr parasysh hallet, shpresat dhe ëndrrat tona. Janë vetëm 5 minuta, votoni, votoni, votoni” ishte apeli i fundit nga PS.

Forcat kryesore politike në Shqipëri PS dhe PD kanë bërë thirrje të herëpashershme gjatë ditës drejtuar popullit që të shkojë të shprehë vullnetin me votë.

2 komente në “60 minuta nga mbyllja e kutive, PS thirrje qytetarëve: Dilni votoni”

  1. Artiste & Artistja says:

    Po poo se hallin tat kanë njerëzit.
    Nqs do dalësh ti apo Joo deputete…
    Se nga dole ti dhe lista..
    Një zot dhe Edi Rama e di (Kuptohet që Edi nuk është zoti por mendon se është i tillë).

  2. Epo kjo pune says:

    Shiun e PS apo bresherin e PD, kjo eshte oferta… Mos te benit zgjedhje ne prill, emigrantet jane jashte megjithse ata te pd i sjell rama me aeroplan ndersa atyre ne greqi u thote karantine, sigurisht me të drejte, edhe ata prinderit pleq emigrantet femije do I conin te votonin edhe votimin postar nuk e bete, as voten e emigranteve Jo e Jo keshtu qe po luani me zjarrin e Ka rrezik futet basha e berisha nga penxherja e te rrofte puna e mire deri tani se vendi ben prapaktheu se vetem regres ka me pd historikisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje