Celibashi në konferencë: Është sulmuar aplikacioni i KQZ, po punojmë ta zgjidhim!

25 Prill 2021, 14:30Politika TEMA

Kreu i KQZ ndërsa doli në konferencë për të dhënë shifrat më të fundit të procesit zgjedhor , tha se është sulmuar edhe aplikacioni i KQZ, por po punohet për ta zgjidhur.

Celibashi: Po japim disa info, janë 144 QV ku po bëhet manualisht votimi. Prej tyre 83 janë duke e bere këtë proces për shkak se nuk janë paraqit operatorët. Pjesa tjetër janë se kanë pasur probleme me pajisjen.

Ka raste sporadike pezullim të përkohshëm të votimit, qoftë dhe për konfliktet në komisione, po këto kanë qenë të karakterit të administrimit të procesit zgjedhor, por nuk bëjnë rrezik për procesin.

Në shkollën Betim Muco ka patur grumbullim njerëzish ku janë 12 qv, që nuk lejohet, se aty duhet të jenë vetëm votuesit që janë në radhë, të tjerët s’kanë arsye për të qëndruar.

Kemi dërguar inspektorë dhe situata është qartësuar dhe po vijohet normalisht.
Për pjesëmarrjen , dy gjëra: numri 65 , është nr i qëndrave të votimit që kanë raportuar , dua ta theksoj këtë, pjesëmarrja që deklarojmë është në bazë të atyre që raportojnë.

Kemi një numër të vogël qendrash që kanë raportuar, pasi aplikacioni është sulmuar pak më para dhe nuk mund të shmangej dhe po punohet ta zgjidhim, nëse jo kemi plan B dhe C.

10 komente në “Celibashi në konferencë: Është sulmuar aplikacioni i KQZ, po punojmë ta zgjidhim!”

  1. Viola says:

    Hakerat rus dhe serb ne sherbim te Likes.

  2. Albini mbret says:

    pirdh pirdh
    Kosova tani kishte nxjerre rezultatet

  3. Albini mbret .. says:

    pirdh pirdh
    Kosova tani kishte nxjerre rezultatet

  4. Koz says:

    Miqtë rus të Berishës dhe Metës!!!

  5. Albini mbret .. says:

    pirdh pirdh
    Kosova tani kishte nxjerre rezultatet

    1. Ilir says:

      Po i nxori shpejt ne favor te Albinit. Edhe ketu do te dalin shpejt dhe ka mundesi ne favor te aleateve te Albinit. Duket qe i kane miqesite dhe aleancat te perbashketa,dhe Hackerat… te njejtet… Si te Trump!

  6. TONI says:

    20 milion Euro pa tender……gjeni zgjidhje …..

  7. Gop says:

    Ouuuu nuk mund te shmangej? Pa back up e keni sistemin?…20 milion Euro ne ere…thhesht justifikim….

  8. sali says:

    Pa diskutim aplikacioni eshte sulmuar nga hakerat Kosovare.Vetem keta jane per cdo ligesi qe i behet Shqiperise

  9. sali says:

    Normale,Do viheshin ne funksionim hakerat kosovare si kurdohere qe ka shqiperija gjera madhore do jene ata qe do luftojne ta pengojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje