Kërcënuan me armë përfaqësuesin e subjektit kundërshtar në Tropojë, arrestohet autori i dyshuar dhe shpallen në kërkim dy vëllezërit e tij

25 Prill 2021, 18:39Kronika TEMA

Një person është arrestuar dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë (vëllezërit e tij) pasi kërcënuan me armë zjarri dhe goditën me sende të forta një shtetas në Tropojë, si dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë.

Nga Komisioni i Qendrës së Votimit Nr. 0489, e cila ndodhet në shkollën e fshatit Lekbibaj, është kërkuar ndërhyrja e Policisë për një konflikt në ambientet e shkollës.

Pas marrjes së vendimit Nr. 01 datë 25.04.2021, janë afruar shërbimet e Policisë dhe nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Gj. Gj., përfaqësues i një subjekti politik, së bashku me vëllezërit e tij shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj., kanë kërcënuar me armë zjarri të llojit pistoletë, si dhe goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik.

Gjithashtu, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e kësaj shkolle, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi i shtetasit Gj. Gj., 62 vjeç, banues në Lekbibaj, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj. dhe po punohet për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

2 komente në “Kërcënuan me armë përfaqësuesin e subjektit kundërshtar në Tropojë, arrestohet autori i dyshuar dhe shpallen në kërkim dy vëllezërit e tij”

  1. shqip says:

    Kafshët nuk duhet të votojnë. Vendi i tyre është kafazi.

  2. Likja says:

    Kta njethundraket zbriten ne tirane e durres…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje